Qëllohet me armë në kokë gazetari investigativ, ja si ndodhi ngjarja

Qëllohet me armë në kokë gazetari investigativ, ja si ndodhi ngjarja

Një gazetar në fushën e krimit është në kujdes intensiv pasi u qëllua në kokë derisa ishte duke dalë pas një interviste në një studio televizive. Në lidhje me rastin dy persona të dyshuar janë në paraburgim përderisa policia ende po vazhdon hetimet. Gazetari, Peter R. de Vries, po largohej nga studioja rreth orës 19:30 […]

Në lidhje me rastin dy persona të dyshuar janë në paraburgim përderisa policia ende po vazhdon hetimet.

Gazetari, Peter R. de Vries, po largohej nga studioja rreth orës 19:30 kur dy burra iu afruan pranë sheshit ‘Leidseplein’ të Amsterdamit dhe qëlluan pesë herë në drejtim të tij ku njëri plumb ra në kokën e Vries. Ai mbetet ende në gjendje kritike në një spital të Amstërdamit.

“Ai është i plagosur rëndë dhe po lufton për jetën e tij. Një gazetar i rrallë, i guximshëm, i cili pa lodhur kërkonte drejtësi. Një hero kombëtar për të gjithë ne”, tha kryetari i Bashkisë së Amstërdamit, Femke Halsema në një konferencë shtypi në televizion, shkruan Vice, përcjell Periskopi.

Gazetari De Vries, 64 vjeç, është i famshëm në Holandë, si komentator i shpeshtë i programeve televizive dhe reporter ekspert i krimit, me burime si në forcat e sundimit të ligjit ashtu edhe në botën e krimit. Ai është i njohur në Holandë për punën hetimore në raste të panumërta, veçanërisht pas rrëmbimit në vitin 1983 të manjatit të birrës, Freddy Heineken.

De Vries ishte kërcënuar nga bota e krimit në të kaluarën në lidhje me disa raste.

Në vitin 2013, Willem Holleeder, rrëmbyesi i zotit Heineken, u dënua për kërcënime ndaj gazetarit De Vries. Holleeder aktualisht po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për përfshirje në pesë vrasje.

Ngjarja e së martës nxiti reagimin në shkallë të gjerë të organizatave për mbrojtjen e gazetarëve. Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve u bëri thirrje autoriteteve holandeze” të hetojnë me shpejtësi dhe thellësisht sulmin ndaj gazetarit Peter R. de Vries, të përcaktojnë nëse ai ishte në shënjestër për punën e tij dhe të sigurojnë që sulmuesi dhe organizatorët e sulmit të përballen me drejtësinë”. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?