Sot 9 ditë larg atdheut: A do të qëndrojë Kurti nëpër Evropë deri në takimin me Vuçiqin, më 19 korrik?

Kryeministri Albin Kurti sot e nëntë ditë është jashtë vendit. Më 8 korrik, Kurti ishte nisur për në Greqi, ku mori pjesë në një simpozium në Athinë. Sot Kurti raportohet se ka qëndruar në Kanë, në Festival të Filmit. A do të kthehet Kurti në Kosovë, apo do të qëndrojë nëpër Evropë, kur dihet se […]
Kryeministri u kritikua nga opozita, gazetarë e shoqëria civile për mungesën e tij në vend, në kohën kur në qytetin e Deçanit shpërtheu epidemia që deri para pak orësh, ishte pothuajse misterioze dhe si pasojë e së cilës, u helmuan mbi 1 mijë e 500 qytetarë të Deçanit.
Kryeministri Albin Kurti të premten ka qëndruar në Francë në festivalin e filmit në Cannes për të marrë pjesë në premierën e filmit kosovar “Pa Vend”.
“Kryeministri Kurti ka marrë pjesë në premierën e filmit kosovar “Pa vend”, që u dha sot në festivalin e filmit në Cannes. Është hera e parë që Kosova është në mesin e shteteve që garojnë për “Palmën e Artë” dhe kryeministri ka shënuar së bashku me ekipin e filmit këtë moment të suksesit ndërkombëtar të kinematografisë së Kosovës”, është sqarimi i Zyrës së Kryeministrisë për Kohën.
Mungesa e Kurtit këto ditë në vendin tonë, u kritikua ashpër, pasiqë nuk kishte një njoftim zyrtar lidhur me atë se a ishte kryeministri zyrtarisht në pushim ose jo? Pastaj, kritikat u bënë më të ashpra, kur Deçani shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pas shpërthimit të epidemisë ku u helmuan qindar-mijëra qytetarë.
Edhe në Kuvendin e Kosovës sot është kritikuar mungesa e kryeministrit në këto ditë. Më 19 korrik, Kurti do të takohet me Aleksandër Vuçiqin në Bruksel, për të vazhduar negociatat. Nuk dihet nëse Kurti do të kthehet këto ditë në Kosovë, apo do të qëndrojë nëpër Evropë deri në takimin e 19 korrikut./Periskopi/












