PSD paditë Qeverinë e Kosovës lidhur me tenderin për tiketat ngjitëse

PSD paditë Qeverinë e Kosovës lidhur me tenderin për tiketat ngjitëse

Partia Socialdemokrate ka dorëzuar të hënën kallëzim penal kundër zëvendësministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, për keqpërdorim të pozitës zyrtare për nënshkrimin e marrëveshjes së dëmshme të tiketave ngjitëse me kompaninë “Auto Control Kosova”. Me këtë rast, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se në tenderin për tiketat ngjitëse të […]

Partia Socialdemokrate ka dorëzuar të hënën kallëzim penal kundër zëvendësministrit në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, për keqpërdorim të pozitës zyrtare për nënshkrimin e marrëveshjes së dëmshme të tiketave ngjitëse me kompaninë “Auto Control Kosova”.

Me këtë rast, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj tha se në tenderin për tiketat ngjitëse të veturave ka pasur konsumim të veprës penale.

Sipas tij, qeveria e Kosovës po favorizon bizneset e mëdha duke zhvatur të mirat materiale të qytetarëve.

“Sapo kemi dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë e Kosovës dhe ka të bëjë me rastin e tenderit për tiketat ngjitëse të veturave. Ne konsiderojmë që një tiketë e tillë është e padrejtë, e panevojshme dhe është zhvatje ndaj të mirave materiale të qytetarëve të Republikës të Kosovës. Një zhvendosje e tillë paraqet simptoma të qarta të kësaj qeverie, e cika do të favorizojë bizneset e mëdha private, ose duke i krijuar të mëdha nga zero dhe po ashtu besojmë që këtu ka pasur konsumim të veprës penale”, tha ai.

Kurse anëtari i kryesisë, Dren Kukaj, tha se janë 2 çështje të cilat inkriminojnë Hysen Durmishin në cilësinë e zëvendësministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

“Fillimisht është rrjedha procedurale që i ka paraprirë kësaj marrëveshjeje. Pra, vërehet një orvatje e pareshtur e këtij zëvendësministri që me çdo kusht ta mbajë gjallë një procedurë që tashmë ka qenë e ankuar përmes mekanizmave këshillëdhënës, të cilët nuk është që kanë ndonjë efekt juridik dhe një ditë para nënshkrimit, e kemi po ashtu një vendim të përçud, i cili është përpiluar në kundërshtim me Ligjin e Përgjithshëm të Procedurës Administrative dhe menjëherë ditën e nesërme është lidhur marrëveshja”, tha ai.

Ai tha se organet e rendit e kanë mundësinë e verifikimit të automjeteve nëse janë të regjistruara apo jo, por edhe sikur kjo do të duhej të ekzistonte, sipas tij, nuk do të duhej të kushtonte 5 euro.

“Ne i bëjmë thirrje Prokurorisë së shtetit që në kuadër të përgjegjësisë së saj që të ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore dhe ta çojnë këtë deri në fund. Je jemi të bindur se kjo marrëveshje është e dëmshme”, theksoi ai.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?