Prokuroria Speciale për deklaratat e Muratit mbi 2.1 milionët e vjedhura: Të dëmshme dhe joprofesionale

Prokuroria Speciale për deklaratat e Muratit mbi 2.1 milionët e vjedhura: Të dëmshme dhe joprofesionale

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës e ka quajtur të dëmshme dhe joprofesionale deklaratën e Ministrit të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Muratin, në lidhje me hetimet e rastit të avullimit të 2.1 milion eurove nga Thesari i Shtetit. I pyetur rreth procesit hetimor të këtij rasti, në një intervistë për emisionin “DPT te Fidani”, […]

I pyetur rreth procesit hetimor të këtij rasti, në një intervistë për emisionin “DPT te Fidani”, që ishte transmetuar më 12 korrik 2021, Ministri Murati ka deklaruar se ai shpreson që shumë shpejtë pret që të ngritet aktakuza, pasi sipas tij, nëse kjo nuk ndodhë këtë muaj, konsiderohet stërzgjatje e procesit.

“Procesi aty është në Prokurori. Jam interesu patjetër, por nuk muj me dhanë shumë detaje, marrë parasysh se ka qenë kërkesë e prokurorisë që të mos prononcohem lidhur me detajet, mirëpo unë po shpresoj që ish dashtë shumë shpejt, se nëse nuk bëhet edhe këtë muaj, domethënë jemi tu fol për një stërzgjatje të panevojshme të procesit. Po besoj që ish dashtë shumë shpejtë s’paku me ngrit aktakuzë, se hala aktakuzë nuk është ngrit. Jemi tu fol për një çështje ku nuk është se ka pas dilema  çka ka ndodhë, domethënë ka vula kohore në sistem informativ, ka vula kohore, dihet kush saktë çka ka bo, edhe s’ka fort dilema çka ka ndodh edhe qysh ka shku puna edhe nuk ish dashtë me marrë kaq gjatë, por po besoj që shumë shpejt ish dashtë me vepru. Siç e thashë, jam interesu edhe në vazhdimësi po e përcjellë procesin se çka po ndodh”, ka thënë Murati në një pjesë të kësaj interviste.

Lidhur me këtë deklarim të Ministrit Murati, “Betimi për Drejtësi” ka kërkuar informata në PSRK se si kjo prokurori e ka parë këtë deklaratë, ku përmes zëdhënësit Ekrem Lutfiu, PSRK ka theksuar se ky deklarim i Muratit është i dëmshëm dhe joprofesional.

Po ashtu, PSRK ka theksuar se deklarimet e tilla të zyrtarëve publik nuk i kontribuojnë hetimit profesional dhe të pavarur si dhe zbulimit të veprave penale dhe kryesve të tyre, por për më tepër sipas PSRK-së, deklarimet e tilla në të cilat caktohen afate se kur ngritet aktakuzë apo përfundohen hetimet veçse mund të komplikojnë këto procese, pasi kompetent për këtë sipas tyre është vetëm prokurori i rastit.

“Lidhur me deklaratën e Ministrit të Financave dhe Transfereve, z. Hekuran Murati, dhënë në emisionin “DPT te Fidani” në Televizionin T7, më 12 korrik 2021, për rastin e vjedhjes së 2.1 milionë eurove në Ministrinë e Financave dhe Transfereve, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës vlerëson se e njëjta është joprofesionale dhe e dëmshme. PSRK vlerëson se deklarimet e tilla publike të zyrtarëve shtetëror për rastet që janë ende në fazën e hetimeve nuk i kontribuojnë hetimit profesional dhe të pavarur si dhe zbulimit të veprave penale dhe kryesve të tyre, por mund të komplikojnë këto procese, veçanërisht kur caktohen afate se kur duhet përfunduar hetimet dhe ngritur aktin akuzues. Për dijeninë e opinionit publik, tërë kjo është kompetencë ekskluzive e organit të akuzës, përkatësisht e prokurorit të rastit.”, thuhet në një pjesë të kësaj përgjigje të PSRK-së.

Lidhur me plotësimin e kushteve ligjore të dyshimit të bazuar mirë për ngritjen e aktakuzës, PSRK është shprehur se duke marrë parasysh kompleksitetin e rastit dhe nevojën e zbatimit të procedurave të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, ky rast është duke u trajtuar me prioritet të lartë dhe pa zvarritje.

“Duke marrë parasysh kompleksitetin e rastit dhe nevojën e zbatimit të procedurave të bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, ky rast, sikurse edhe të gjitha rastet e tjera në PSRK, është duke u trajtuar me prioritet të lartë dhe nuk ka aspak zvarritje në hetimin e tij. Në momentin e finalizimit të hetimit, prokuroria do të vendos për ngritjen e aktit akuzues”, thuhet në përgjigjen e PSRK-së.

Pasi gjatë intervistës së ministrit Murati, ai ka deklaruar se me kërkesë të prokurorisë ai nuk mund të prononcohet lidhur me këtë rast, “Betimi për Drejtësi”, ka kërkuar të informohet nga PSRK se  mbi cilën bazë ligjore të Kodit të Procedurës Penale, Prokurori i Shtetit e informon ministrin për zhvillimin e një procesi hetimor.

Për këtë çështje, PSRK është përgjigjur se ata kanë komunikim me të gjitha institucionet por që me Ministrin Murati nuk kanë diskutuar për procesin e hetimeve të rastit.

“Lidhur me njoftimin e Ministrisë për hetimet e rastit konkret, ju njoftojmë se PSRK mban frymën e bashkëpunimit ndërinstitucional me të gjitha institucionet në funksion të zbatimit të mandatit ligjor dhe diskutimet me institucionet kompetente shtetërore janë vetëm lidhur me modalitetet ligjore për kthimin mjeteve financiare të ngrira në llogaritë bankare, që lidhen me rastin konkret dhe për asnjë moment nuk diskutohet për hetimet e rasteve”, thuhet në përgjigjen e PSRK-së për “Betimi për Drejtësi”.

Në fund të kësaj përgjigje, PSRK thekson se ky rast është duke e trajtuar me seriozitet të lartë dhe nuk lejon që cilësia e hetimeve të ndikohet nga deklarimet politike të zyrtarëve shtetëror apo cilitdo person tjetër.

“PSRK pret nga të gjithë, pa dallim, që të përmbahen nga deklarimet lidhur me rastet të cilat janë në fazën e hetimeve për shkak të ndjeshmërisë së çështjeve që trajtohen dhe nuk janë informata të cilat mund të ndahen me publikun. Në përfundim, ndjejmë obligim që edhe një herë të sigurojmë opinionin publik se PSRK është duke e trajtuar me seriozitetin më të lartë dhe në nivelin e duhur të urgjencës, të cilën e meriton ky rast dhe nuk lejon që cilësia e hetimeve të ndikohet nga deklarimet politike të zyrtarëve shtetëror apo cilitdo person tjetër” thuhet në përgjigjen e PSRK-së”, është thënë në këtë përgjigje.

Lidhur me këto përgjigje të PSRK-së, “Betimi për Drejtësi” është munduar që të kontaktoj me Ministrin Murati duke e telefonuar, dërguar mesazh dhe e-mail elektronike, por që akoma nuk ka marrë përgjigje.

Ndryshe, lidhur me këtë rast, i pandehuri L.G dyshohet se me datë 9 tetor 2020 në cilësinë e personit zyrtar ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare duke realizuar transaksione në vlerë prej 2,077,995.90 euro në adresë të një kompanie, me të cilat veprime i ka shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës në shumë prej 2,077,995.90 euro dhe me këtë dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Bashkë me L.G, në këtë rast i dyshuar për pastrim të parave është edhe K.Sh dhe që të dy aktualisht gjenden në masën e paraburgimit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?