Prokuroria Speciale nuk e liron me kusht Hashim Thaçin: Vlerëson se ka ndikim politik

Prokuroria Speciale nuk e liron me kusht Hashim Thaçin: Vlerëson se ka ndikim politik

Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, edhe nga Haga po i ndjekë të gjitha zhvillimet në Kosovë. Në një nga parashtresat e dorëzuara nga mbrojtja e tij, ku kërkohet lirimi me kusht, ish presidenti ka përmendur faktin se Qeveria aktuale po i shkarkon me radhë zyrtarët e emëruar nga ai. Ky fakt u zbulua në […]

Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, edhe nga Haga po i ndjekë të gjitha zhvillimet në Kosovë.

Në një nga parashtresat e dorëzuara nga mbrojtja e tij, ku kërkohet lirimi me kusht, ish presidenti ka përmendur faktin se Qeveria aktuale po i shkarkon me radhë zyrtarët e emëruar nga ai.
Ky fakt u zbulua në dokumentin që kryeprokurori i speciales, Jack Smith, e ka dorëzuar këtë javë si kundërpërgjigje ndaj mbrojtjes, pse Thaçi duhet të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim.

Sipas prokurorisë në Hagë, Thaçi vazhdon të ketë ndikim në politikën kosovare dhe për këtë përmendet shkarkimi i ish kreut të AKI-së, Kreshnik Gashi, pas tentimit për vjedhje dokumentesh në kasafortën presidenciale më 6 nëntor.

“Ky incident ka ndodhur një ditë pasi Thaçi u arrestua dhe gjatë kohës kur në rezidencën e tij po zhvilloheshin operacione të hetimit dhe konfiskimit. Kjo jo vetëm që nuk paraqet mungesë të ndikimit, por rrethanat që çuan deri te shkarkimi i shefit të AKI-së është një provë për ndërhyrje të jashtëligjshme nga ana e përkrahësve të të akuzuarit, për më tepër tregon se deri ku vartësit e tij janë të gatshëm të shkojnë”, ka shkruar Jack Smith në parashtresën e tij.

Smith e cilëson fatale edhe nëse Thaçi lihet të mbrohet në liri, me kusht në një rezidencë të siguruar në Kosovë apo në ndonjë shtet të tretë. Sidomos këtë opsionin e fundit – në dokumentin e ri të prokurorit, bëhet e ditur se mbrojtja e ish presidentit ka dorëzuar kërkesën për ta lejuar klientin e tij të qëndrojë në disa vende, si vende të treta të mundshme.

16 pika që tregojnë cilat janë këto vende, janë redaktuar. Por ajo që vihet në pah është se një shtet i tretë nuk ka obligim t’u përmbahet rregullave të Dhomave të Specializuara, çka sipas prokurorisë, Thaçit do t’i lejohej të komunikonte lehtësisht me familjarët dhe këdo.

“Kjo sepse lirimi i tij në ndonjë vend të tretë, rrënjësisht i komprometon kushtet e monitorimit nga ana e Dhomave të Specializuara dhe Prokurorit të Specializuar, sepse DHSK mund ta ushtrojnë juridiksionin e tyre vetëm brenda Kosovës, dhe njësoj edhe forcat policore të Prokurorit të Specializuar mund të ushtrohen në bazë të juridiksionit të njëjtë”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?