Presioni: Edhe Ministri Aliu njofton se qytetarët nuk do t’i paguajnë ka 5 euro taksë

Ministri Liburn Aliu ka njoftuar për pezullimin e vendimit për taksën 5 euro lidhur me tiketat ngjitëse. “Për cështjen e taksës sapo është marrë vendim që të pezullohet si vendim dhe do ta shqyrtojmë në hollësi këtë cështje. Qytetarët nuk do t’i paguajnë 5 euro”, ka thënë Aliu në Kuvend, shkruan Periskopi. Kujtojmë se Periskopi, […]
Ministri Liburn Aliu ka njoftuar për pezullimin e vendimit për taksën 5 euro lidhur me tiketat ngjitëse.
“Për cështjen e taksës sapo është marrë vendim që të pezullohet si vendim dhe do ta shqyrtojmë në hollësi këtë cështje. Qytetarët nuk do t’i paguajnë 5 euro”, ka thënë Aliu në Kuvend, shkruan Periskopi.
Kujtojmë se Periskopi, përmes një serie shkrimesh, kishte raportuar për herë të parë për taksën 5 euro dhe sipas hulumtimit në treg, Periskpoi pati gjetur oferta nën 1 cent për një tiketë ngjitëse.












