Presidenti Biden: Dezinformimi në rrjetet sociale po vret njerëzit

Presidenti Biden: Dezinformimi në rrjetet sociale po vret njerëzit

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë të premten se rrjetet sociale si Facebook, janë duke “vrarë njerëzit”. Ai i ka bërë këto komente pasi Shtëpia e Bardhë, ka vazhduar të kritikojë këtë kompani, që po lejon postimin e dezinformatave rreth vaksinave për koronavirus. Janë duke vrarë njerëzit. Shikoni, pandemia e vetme që kemi është në […]

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë të premten se rrjetet sociale si Facebook, janë duke “vrarë njerëzit”.

Ai i ka bërë këto komente pasi Shtëpia e Bardhë, ka vazhduar të kritikojë këtë kompani, që po lejon postimin e dezinformatave rreth vaksinave për koronavirus.

Janë duke vrarë njerëzit. Shikoni, pandemia e vetme që kemi është në mesin e të pavaksinuarve”, u ka thënë Biden gazetarëve kur është pyetur rreth dezinformimit dhe cila është përgjigjja e tij ndaj rrjeteve sociale, siç është Facebook.

Zëdhënësja për media e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, ka kritikuar po ashtu të premten këtë kompani.

Qartazi ka hapa që janë marrë. Ato janë kompani të sektorit privat. Ka hapa shtesë që duhet të marrin. Është e qartë se ka ende për t’u bërë”, ka thënë ajo nga Shtëpia e Bardhë.

Facebook, nuk ka komentuar ende këto deklarata.

Sipas zyrtarëve amerikanë, rritja e re e numrit të të infektuarve dhe të vdekurve me koronavirus në Shtetet e Bashkuara, është duke prekur personat e pavaksinuar.

“Ekziston mesazh i qartë, është duke u bërë një pandemi e të pavaksinuarve”, ka thënë drejtorja e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, Rochelle Qalensky, para gazetarëve.

Shumë persona janë duke refuzuar vaksinimin, pavarësisht procedurave të lehta në Shtetet e Bashkuara, duke thënë se nuk iu besojnë vaksinave.

Skepticizmi është duke u rritur edhe nga postimet e rreme kundër vaksinës nëpër rrjetet sociale.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?