Policia: Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur në Prizren

Gjatë ditës së djeshme një burrë ka vdekur në rrethana të dyshimta në Prizren. Viktima ishte dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal të Prizrenit, ku vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku. Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, të cilët kanë njoftuar se në vendin e ngjarjes […]
Viktima ishte dërguar pa shenja jete në spitalin rajonal të Prizrenit, ku vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku.
Lajmi është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, të cilët kanë njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore.
Trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, aty ku do t’i bëhet autopsia, për ta zbuluar shkakun e vërtetë të vdekjes.
“Prizren, 22.07.2021 – NN. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte sjellë në spitalin rajonal pa shenja jete, vdekjen të cilit e ka konstatuar mjeku. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore. Me urdhër të prokurorit viktima është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim.












