Policia në Haiti vret katër të dyshuarit për vrasjen e presidentit: Shpallet gjendja emergjente

Katër njerëz që dyshohet se vranë presidentin e Haitit, Jovenel Moise-në, janë vrarë në të shtënat që kanë pasur me forcat e sigurisë. Dy të tjerë janë arrestuar, ndërsa disa të dyshuar tjerë janë në arrati. “Ata do të vriten apo kapen,” tha shefi i policisë, Leon Charles, shkruan BBC, përkthen Periskopi. Z. Moise, 53 […]
Dy të tjerë janë arrestuar, ndërsa disa të dyshuar tjerë janë në arrati.
“Ata do të vriten apo kapen,” tha shefi i policisë, Leon Charles, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Z. Moise, 53 vjeçar, u qëllua në mënyrë fatale ndërsa gruaja e tij u plagos pasi sulmuesit u futën në shtëpinë e tij të mërkurën.
Presidenti raportohet se u qëllua me disa plumba.
“Katër mercenarë janë vrarë dhe dy të tjerë janë interceptuar dhe ndodhën nën kontrollin tonë,” tha z. Charles në një deklaratë në televizion. “Tre policë që ishin mbajtur peng janë shpëtuar.”
“Ne bllokuar të dyshuarit në rrugë pasi lanë skenën e krimit. Prej atëherë, kemi luftuar me ta.”
Kryeministri i përkohshëm, Claude Joseph bëri thirrje për qetësi dhe shpalli gjendje të emergjencës kombëtare.
Presidenti amerikan Joe Biden ngushëlloi popullin e Haitit për këtë ngjarje. Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e bëri të njëjtën gjë. /Periskopi












