Policia i arreston katër persona që sulmuan për një keqkuptim, mes tyre edhe një 16 vjeçar

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për një rast sulmi në fshatin Babimoc të Komunës së Obiliqit. Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 23:30, me ç’rast një fjalosje dhe keqkuptim verbal i çastit ka rezultuar me një sulm. “Ndërkohë që policia ka pranuar denoncimin, menjëherë ka nisur një hetim […]
Rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme rreth orës 23:30, me ç’rast një fjalosje dhe keqkuptim verbal i çastit ka rezultuar me një sulm.
“Ndërkohë që policia ka pranuar denoncimin, menjëherë ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe pas një hetimi preliminar ka arritur të identifikoj dhe të arrestojë të dyshuarit F.I., mashkull 16-vjeçar, A.SH., mashkull 18-vjeçar, A.SH., mashkull 20-vjeçar dhe B.SH., mashkull 21-vjeçar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës,.
Katër të dyshuarit janë shtetas të Kosovës dhe ndaj tyre me aktvendim të Prokurorit të Shtetit është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orësh.












