Po ngulfasin demokracinë: Këshilltari i VV-së akuzon qendrën e partisë për “krijim klikash”

Këshilltari komunal i Lëvizjes Vetëvendosje në Kamenicë, Arsim Thaçi, ka akuzuar publikisht qendrën e partisë në këtë komunë se nuk po respektohet vullneti i lirë brenda partisë, por se grupe të caktuara po vendosin në lidhje me procesin e përzgjedhjes së kandidaturave për zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen në Kosovë. Thaçi, që […]
Thaçi, që është edhe anëtar i Këshillit të Qendres së VV-së, ka thënë se veprimet e tilla po ngulfasin demokracinë dhe se këto grupe rrezikojnë të prishin çdo organzim në parti e madje edhe shtetin.
“Klikat prishin çdo organizim e parti,në fakt prishin edhe shtetin! E kundërta e duhur duhet të jetë debati i brendshëm me argumente,ideja dhe programi e jo klikat e shoqërisë së ngushtë që ngulfasin demokracinë,profesionalizmin dhe zhvillimin e mirëfilltë. Kjo nuk i duhet Lëvizjes,komunës dhe Kosovës sone”, ka shkruar Thaçi në Facebook, transmeton Periskopi.
Reagimi i plotë I Thaçit në Facebook:
Të nderuar/a bashkëaktivistë/e kur një Qendër është e kapur nga një strukturë e caktuar shumë e lehtë është me i grumbullue nënshkrimet për zyrtarizimin e çfarëdo kandidature brenda asaj të ashtuquajtur strukture,por,ama dijeni se shumë vështirë është pastaj me fitue simpatinë dhe votën e popullit! Populli sheh shumë dhe nuk mashtrohet lehtë … ! Klikat prishin çdo organizim e parti,në fakt prishin edhe shtetin! E kundërta e duhur duhet të jetë debati i brendshëm me argumente,ideja dhe programi e jo klikat e shoqërisë së ngushtë që ngulfasin demokracinë,profesionalizmin dhe zhvillimin e mirëfilltë. Kjo nuk i duhet Lëvizjes,komunës dhe Kosovës sonë …












