Petkoviq akuzon Kosovën: I ndaluan dy autobusë me serbë në Jarinjë – I kallëzova Lajçakut

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyrë për Kosovën dhe Metohinë” në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka deklaruar se Policia e Kosovës i ka ndaluar dy autobusë me serbë në Jarinjë. Këta pelegrinë ishin nisur për pelegrinazh sipas tij. Petkoviq ka thënë se për kthimin mbrapa të tyre e ka informuar edhe të dërguarin e Posaçëm […]
Këta pelegrinë ishin nisur për pelegrinazh sipas tij.
Petkoviq ka thënë se për kthimin mbrapa të tyre e ka informuar edhe të dërguarin e Posaçëm të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçakun.
Petkoviq përmes një video-incizimi ka folur për kthimin mbrapa të dy autobusëve në pikën kufitare në Jarinjë nga policia e Kosovës, për të cilin ka thënë se është veprim i papranueshëm.
“Policia e Kosovës ka ndaluar dy autobusë me pelegrinë në Jarinjë që ishin nisur për pelegrinazh. Letra që ata morën thotë se janë rrezik për sigurinë publike dhe shëndetin publik. Ky veprim është i papranueshëm dhe e informova Miroslav Lajçakun të cilit unë i përcjella mesazhin se kjo është një shkelje e pastër e Marrëveshjes për Lirinë e Lëvizjes”, ka shkruar Petkoviq.












