Pati dyshime për helmim të ujit edhe në Mitrovicë pasi disa persona u shtruan në Spital, sqarohet situata

Pati dyshime për helmim të ujit edhe në Mitrovicë pasi disa persona u shtruan në Spital, sqarohet situata

Ndonëse ka pasur pacientë që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Mitrovicës për shkak të dyshimeve për helmim, nga ky spital kanë thënë se këta persona nuk kanë qenë të helmuar nga uji. Përkundër shqetësimeve të qytetarëve se edhe ata mund të jenë helmuar nga uji i pijes, një gjë të tillë e kanë […]

“Dyshimet për helmimin e ujit në regjionin e Mitrovicës, që përfshinë komunat e Mitrovicës jug dhe veri, Skenderaj dhe Zveçan, janë krejtësisht të pasakta dhe të pavërteta, ndërsa qytetarët nuk kanë nevojë as edhe për shqetësimin më të vogël”.

Kështu ka bërë të ditur menaxheri i Fabrikës së ujit në Shipol të Mitrovicës, Bahri Hamza.

Sipas tij, cilësia e ujit të pijshëm i plotëson standardet dhe parametrat tregojnë për ujë kualitativ dhe cilësorë.

“Në mënyrë profesionale dhe argumentuese i hedhim poshtë të gjitha dyshimet rreth kontaminimit të ujit në Mitrovicë. Situata me ujë të pijshëm në regjionin e Mitrovicës është stabile. Cilësia e ujit i plotëson standardet dhe të gjithë parametrat korrespondojnë për ujë kualitativ dhe cilësorë. Kjo nënkupton se e gjithë sasia e ujit që trajtohet dhe del në distribuim i nënshtrohet procedurave të kontrollit”, ka thënë Hamza për KosovaPress.

Ai shtoi se ka pasur raste në të kaluarën kur kanë qarkulluar thashetheme të tilla për ujin, por që më vonë është konstatuar se informacione të tilla kanë qenë të pavërteta dhe janë përdorur më shumë për të favorizuar Kompanitë private dhe bizneset që merren me ujë.

Hamza ka apeluar tek qytetarët që të mos kenë shqetësime rreth ujit të pijshëm sepse fabrika e ujit zbaton të gjitha masat e nevojshme të kontrollit të sigurisë.

Në anën tjetër, Luljeta Zhubi, u.d. e drejtoreshës së spitalit në Mitrovicë, ka konfirmuar disa raste të pacientëve të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore ditët e fundit, por që ka mohuar se këto raste kanë të bëjnë me helmim nga uji i pijshëm.

“Bëhet fjalë më shumë për sëmundje sezonale, siç janë viroza, diarreja dhe të ngjashme dhe jo asesi helmim nga uji”, theksoi Zhubi.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?