Pamje nga takimi i dytë në Bruksel: Vuçiqi me Kurtin ndërrojnë vendet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka takuar për herë të dytë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Takimi në Bruksel po mbahet nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Para se të fillojë takimi, shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë i BE-së, Josep Borrell, ka […]

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka takuar për herë të dytë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Takimi në Bruksel po mbahet nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Para se të fillojë takimi, shefi i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë i BE-së, Josep Borrell, ka thënë se shpreson që ky takim mos të jetë si ai i qershorit, i cili nuk solli asnjë rezultat.

Ashtu si në takimin e parë, Borrell, së bashku me të dërguarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak po ndërmjetësojnë takimin e dytë ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit.

Para takimit trepalësh, palët kanë zhvilluar takime të ndara me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Mëngjesin e sotëm zhvillova takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq për të përgatitur takimin e nivelit të lartë të dialogut që mbahet këtë pasdite”, shkroi Lajçak në Twitter.

Zyrtarët e Bashkimit Evropian vazhdimisht ua kanë rikujtuar palëve se ky proces është i rëndësishëm edhe për perspektivën evropiane të të dyja vendeve, ndërsa nga SHBA-ja u kanë thënë që ta gjejnë një kompromis.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?