Pamje kijameti në Prishtinë nga shiu i rrëmbyeshëm: Shpërthen gazetari “O artist, o filozof i lashtë grek”

Gazetari i sportit, Andin Lokaj, ka ndarë një pamje mjaft të rëndë nga rrethi që ndaj rrugën Muharrem Fejza me atë të Rrugës B në kryeqytet. Aty shihet se si uji ka marrë gjithë rrugën, dhe madje del përtej trotuarit për t’u derdhur te lokalet përreth. Gazetari ka shpërthyer ndaj kryetarit të Prishtinës me fjalët: […]
Aty shihet se si uji ka marrë gjithë rrugën, dhe madje del përtej trotuarit për t’u derdhur te lokalet përreth.
Gazetari ka shpërthyer ndaj kryetarit të Prishtinës me fjalët: “O artist, o analist, o fillozof i lashtë grek, o ekspert i krejt çështjeve. Për krejt ishe kon. Veç për ni sen s’je kon kurrë. Për kryetar të Komunës së Prishtinës.” – ka deklaruar ai, përcjell Periskopi.
Shiu i rrëmbyeshëm ndërkohë po vazhdon dhe nga pamjet e mëposhtme mund të shihni se si po derdhet uji te shkallët e Dragodanit.


Ndërkohë, një lexues i ka dërguar Periskopit një fotografi nga lagja Tauk Bahçe:












