Osmani me Gërvallën flasin nga Deçani: Nisi si virus por pastaj u shpërnda – nuk dihet burimi

Presidentja Vjosa Osmani është shprehur pas vizitës në ambulantën në Deçan. Ajo ka thënë se ende nuk dihen shkaqet e helmimeve në Deçan dhe se edhe banorët e tjerë të fshatrave që kanë burim tjetër të ujit janë helmuar. Më pas, foli edhe znj. Gërvalla. “Si Qeveri e Kosovës jemi të ndërgjegjshëm për situatën që […]
Ajo ka thënë se ende nuk dihen shkaqet e helmimeve në Deçan dhe se edhe banorët e tjerë të fshatrave që kanë burim tjetër të ujit janë helmuar.
Më pas, foli edhe znj. Gërvalla.
“Si Qeveri e Kosovës jemi të ndërgjegjshëm për situatën që sundon në Deçan. Kryetari i komunës na informoi rreth gjendjes aktuale. Na informoi se diçka që nisi të dukej si virus dhe si simptomë e lokalizuar tashmë është shpërndarë. Ajo çfarë fillimisht u mendua se ishte mikrob në ujë momentalisht nuk është konfirmuar,” – deklaroi znj. Gërvalla.
Prezent në takim ishte edhe Armend Mehaj, ministër i Mbrojtjes, përcjell Periskopi.
Gërvalla e Osmani iu dëshiruan shëndet të gjithë të helmuarve nga komuna e Deçanit. /Periskopi












