Opozita e bindur se Qeveria dështoi në menaxhimin e situatës në Deçan

Opozita e bindur se Qeveria dështoi në menaxhimin e situatës në Deçan

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në komunën e Deçanit pas helmimit të një numri të madh të qytetarëve. Kryetari i Komisionit Bekë Berisha, tha se nuk janë marrë veprimet e duhura nga institucionet përgjegjëse, duke shtuar se edhe pohimet prej çka është shkaktuar helmimi janë kontradiktore.“Nuk […]

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në komunën e Deçanit pas helmimit të një numri të madh të qytetarëve.

Kryetari i Komisionit Bekë Berisha, tha se nuk janë marrë veprimet e duhura nga institucionet përgjegjëse, duke shtuar se edhe pohimet prej çka është shkaktuar helmimi janë kontradiktore.“Nuk kam marrë raport nga Agjencia e Emergjencave. Mendoj që nuk janë marrë veprime të caktuara dhe disa institucione veç kanë dështuar. Me këtë takim mi përfshi të gjitha institucionet e sigurisë.

Gjendja e të infektuarve vazhdon të jetë e njëjtë”.“Numri i pacientëve është 1182, deri më tani vetëm një ekip i FSK-së ka ndihmuar. Situata tash për tash është e menaxhueshme. 1 434 ka mbërri numri deri më tani. Ekipi i IKShPK janë në teren. Komunat e gatshme për ndihmë janë: Peja, Gjakova, Klina, Prizreni.

Nga IKShPK-ja thonë se nuk ka pas helmim. Këtu nuk ka asnjë argument vetëm janë dyshime”.

Deputeti i VV, Enver Dugolli, tha se edhe përkundër që situata është jo e mirë për shkak edhe të rritjes së shqetësimit të qytetarëve, menaxhimi është në nivel.Sipas tij, nuk duhet hedhur kritika kur nuk ka vend për to, sepse Qeveria ka reaguar sapo ka marrë informacionin zyrtar.“Në rastin e Deçanit, komuna dhe qytetarët kanë nevojë t’iu ndihmojnë sepse në raste të tilla duhet të jemi bashkë. Plani i reagimit e parasheh që në rast se komuna nuk mund ta përballojë aktivizohet niveli qendror MPB dhe shtabi emergjent. Të mos hedhim akuza aty ku nuk ka. Sepse Qeveria ka reaguar kur e ka marrë informacionin zyrtar”.“Unë mendoj që ky ligj drejton shumë gjëra sepse furnizimi me ujë është i përcaktuar në ligjin për infrastrukturë. Ligji obligon të ketë një plan dhe parashihen parandalimi i rreziqeve. Trajtimi i menaxhimit të ujërave është dashtë me qenë prioritet”.

Deputeti i PDK-së Ilmi Reçica tha se reagimi ka qenë jashtë përgjegjësive dhe se krejt kjo situaatë është papërgjegjësi e kryeministrit Albin Kurti .“1 500 veta që kanë shfaqur shqetësime dhe dyshime për helmim, reagimi ka qenë jashtë përgjegjësive. Është papërgjegjësi që kryeministri të jetë jashtë vendit për 7 ditë sepse Deçani është më shqetësues. Në çdo situatë po të kish pas takime shumë të veçanta do të kish ndërpre takimet. Kjo është papërgjegjësi e kryeministrit”.Shqipe Selimi nga VV-ja, tha se nuk ka rëndësi a është kreu i Qeverisë prezentë, ngase reagimi i institucioneve ka qenë në kohën e duhur, raporton EO.“Në të ardhmen mendoj që ministrja e Mbrojtjes duhet të marrin më seriozisht këtë çështje. Nuk do të thotë që patjetër të jetë kryeministri. Kjo i takon komunave paraprakisht”.

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, tha se për shkak të mosaktivizimit të institucioneve ende nuk dihet shkaktari i helmimit të qytetarëve, prandaj edhe mund të përsëriten situata të tilla.“Përderisa nuk kemi aktivizim të institucioneve tani është kjo gjendje dhe ende nuk e dimë shkaktarin. Këto gjëra mund të përsëriten. Rrethana të tilla duhet me pas parasysh se krijohen dezinformata”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?