OBSH: Afrikën po e presin ditë të rënda të pandemisë

OBSH: Afrikën po e presin ditë të rënda të pandemisë

Kontinenti afrikan është përballur me javën më të rëndë të pandemisë, por më e keqja ende nuk ka ardhur, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). “Vala e tretë e pandemisë po lëviz me shpejtësi dhe vazhdon të fitojë terren të ri”, tha më 8 korrik, Matshidiso Moeti, drejtori rajonal i OBSH-së për Afrikën. Që nga […]

“Vala e tretë e pandemisë po lëviz me shpejtësi dhe vazhdon të fitojë terren të ri”, tha më 8 korrik, Matshidiso Moeti, drejtori rajonal i OBSH-së për Afrikën.

Që nga data 3 maj kur llogaritet se ka filluar vala e tretë e pandemisë në Afrikë, rastet me koronavirus po rriten. Gjatë javës së kaluar më shumë se 251,000 raste të reja me COVID-19 u regjistruan në kontinent, një rritje prej 20 për qind krahasuar me javën e mëparshme.

Në 10 nga 16 shtetet afrikane është zbuluar varianti më ngjitës i koronavirusit, të cilin OBSH-ja e ka emëruar Delta.

Afrika e Jugut është vendi më i goditur në Afrikë, me rreth 26 mijë raste ditore, kryesisht me variantin Delta.

Shkalla e vaksinimit mbetet e ulët, pasi vetëm 16 milionë njerëz apo rreth 2 për qind e popullsisë afrikane është vaksinuar me dy doza.

Por, Moeti tha mund të ketë optimizëm pasi ka një rritje të dërgesave të vaksinave.

Në dy javët e kaluara, më shumë se 1.6 milion doza u shpërndanë në Afrikë përmes skemës Covax, e cila është krijuar për të siguruar shpërndarjen e barabartë të vaksinave në vendet e varfëra.

Së shpejti në 49 vende të varfra pritet të mbërrijnë 20 milionë vaksina nga SHBA-ja.

Edhe Norvegjia dhe Suedia kanë premtuar donacione. shkruan rel. Afrika ka marrë deri më tani 66 milionë doza dhe ka injektuar 50 milionë prej tyre.

Sipas shifrave të fundit, Afrika ka regjistruar zyrtarisht 5,730,638 raste me COVID-19 dhe 147,125 vdekje.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?