Një burrë në Skënderaj dyshohet që sulmoi seksualisht një fëmijë

Policia e Kosovës vazhdon të njoftojë aktet e sulmeve seksuale në mbarë Kosovën, dhe të cilat janë të shpehta. Së fundi, ka ndodhur një i tillë në komunën e Skënderajt. Një person dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur. Policia nuk ka dhënë asnjë detaj të identitetit të tij, as inicialet apo moshën. […]
Një person dyshohet se ka sulmuar seksualisht një vajzë të mitur. Policia nuk ka dhënë asnjë detaj të identitetit të tij, as inicialet apo moshën.
Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë derisa policia vazhdon hetimet.
Nuk dihet ndërkohë çka ka ndodhur me të miturën që dyshohet se është sulmuar.
Statusi i plotë:
“Skenderaj, 22.07.2021 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se e kishte sulmuar seksualisht viktimën e mitur kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policia.












