Ngrohja globale: Zjarri enorm në Oregon djeg tokë sa 1/3 e Kosovës – vazhdon të përhapet

Zjarri enorm në Oregonin jugor ka djegur edhe 47 mijë hektarë tjerë gjatë ditës së hënë duke e çuar numrin e hektarëve të djegur në 364 mijë sosh – një zonë që është e madhe sa një e treta e territorit të Kosovës. Kushtet sfiduese të motit kanë shtuar rreziqet për ekipet e zjarrfikësve që […]
Kushtet sfiduese të motit kanë shtuar rreziqet për ekipet e zjarrfikësve që po luftojnë me zjarrin, tash për tash më i madhi në ShBA, përcjell Periskopi.
Mijëra qytetarë janë urdhëruar që të evakuohen, përfshirë edhe 2 mijë sosh që jetojnë në terrenet e thepisura afër liqeneve.

Pavarësisht madhësisë tmerruese të zjarrit, dëmet kanë qenë minimale krahasuar me zjarret shumë më të vogla në zona të populluara të Kalifornisë.
Ndryshimet klimatike e kanë bërë perëndimin e ShBA-ve shumë më të nxehtë dhe më të thatë në 30 vitet e fundit dhe do të vazhdojnë ta bëjnë edhe në të ardhmen./Periskopi












