Në Emergjencën e QKUK-së trajtohen pacientë me probleme me zemër, pas infektimit me COVID-19

Në Emergjencën e QKUK-së trajtohen pacientë me probleme me zemër, pas infektimit me COVID-19

Drejtori i Klinikës Emergjente në Prishtinë, Basri Lenjani, ka sqaruar se po ballafaqohen me mbipopullim të pacientëve që ishin të infektuar me Covid-19, e që tash po kanë implikime në zemër. Sipas tij, raste të tilla po ngarkojnë këtë klinikë, ngase ekzaminimi i tyre zgjatë deri në dy orë. “Ende ekzistojnë rekomandimet e IKShPK, dhe […]

Sipas tij, raste të tilla po ngarkojnë këtë klinikë, ngase ekzaminimi i tyre zgjatë deri në dy orë.

“Ende ekzistojnë rekomandimet e IKShPK, dhe rekomandimet e Qeverisë. Ne duhet të sillemi sikur të ishte prezent sëmundja Covid 19. Në Klinikën Emergjente një mbipopullim që kanë kërkuar shërbimin tonë emergjent kemi gjendje pas Covidit që vijnë me pengesa në zemër”, tha Lenjani për EO.

“Kjo e ngarkon shërbimin tonë sepse janë ende nën ndikimin e terapisë. Rastet të tilla që vijnë pasi kanë kaluar Covidin i bëhen ekzaminimet brenda dy orësh dhe në bazë të gjetjeve përsëri hospitalizohen për t’i tejkaluar ato vështirësi të cilat i ka sjellë Covid-19”, shtoi ai.

Sipas tij, është rritur edhe numri i pacientëve të cilët kërkojnë shërbime emergjente mjekësore për shkak të temperaturave të larta.

Tutje, ai tha se shërbimet emergjente janë të detyruar të ofrojnë kujdes emergjent mjekësor për të sëmurët e lënduar dhe të helmuar.

“Në Klinikën Emergjente është rritur numri i të sëmurëve të cilët kërkojnë shërbime emergjente mjekësore për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë të temperaturave të larta të cilat po ngjajnë në Kosovë, në regjion e Ballkan”, vazhdoi Lenjani.

“Shërbimet emergjente janë të detyruar të ofrojnë kujdes emergjent mjekësor për të sëmurët e lënduar dhe të helmuar po kjo mbingarkim mbi shërbimin emergjent mjekësor vështirëson punën në Klinikën Emergjente për shkak se shumica e të sëmurëve që kërkojnë shërbime emergjente vijnë me sëmundje të rëndë si pasojë e përkeqësimit të shenjave dhe simptomës së sëmundjes duke mos i anashkaluar edhe gjendjet aksidentale sidomos traumat dhe helmimet me mjete të ndryshme klinike”.

Ai tha se në klinikë brenda 24 orëve kërkojnë ndihmë mjekësore mbi 380 raste.

“Klinika Emergjente që nga fillimi i pandemisë mbetet si shërbimi më i mbipopulluar në sistemin shëndetësor. Brenda 24 orëve kërkojnë ndihmë mbi 380 raste të cilat kërkojnë shërbime emergjente si për sëmundje poashtu edhe lëndime”, tha ai./EO/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?