Ndodh një ndryshim nga pushteti: Kurti e Osmani nuk shkuan në BIK për ta uruar për Bajram

Kosova dje festoi Bajramin e Vogël dhe si rëndom pritej që kryeministri Albin Kurti t’i shkonte në ‘konak’ kryemyftiut Naim Tërnava për ta uruar bashkë me presidenten Vjosa Osmani. Kjo pritje ishte ndërtuar nga krerët e mëhershëm institucionalë që dy herë në vit, për çdo Bajram, i shkonin atij dhe prej aty uronin besimtarët myslimanë […]
As Kurti e as Osmani nuk vizituan z. Naim Tërnava për ditën e Bajramit të Vogël.
Fillet e vizitave të krerëve të institucioneve kosovare në Bashkësinë Islame të Kosovës ishin prej pasluftës, përcjell Periskopi.
Njësoj krerët institucional dhe politik veprojnë edhe në festën e Krishtlindjes ku vizitojnë Katedralën Nënë Tereza dhe kjo traditë ka ndikuar në mesazhin e tolerancës ndërfetare që mbretëron në Kosovë.
Kjo traditë për herë të parë është thyer të martën për Kurban Bajram ku dy njerëzit më të pushtetshëm në Kosovë vendosën që mos ta vizitojnë Bashkësinë Islame pa dhënë ndonjë arsye.
Megjithatë në BIK dje ishin kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe liderët e partive politike opozitare si Memli Krasniqi nga PDK, Lumir Abdixhiku nga LDK, Ramush Haradinaj nga AAK dhe personalitete tjera.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është jashtë Kosovës prej datës 8 korrik kur vizitoi Greqinë. Ai po ashtu është parë edhe në Francë dhe në Bruksel me Aleksandër Vuçiqin e Josep Borrellin.
Në anën tjetër, Vjosa Osmani Sadriu besohet se ka qenë në Kosovë gjatë këtyre dy javëve./Periskopi












