‘Mos e ngrit zanin’. ‘Zanin e ngriti sa t’du’ – Përplasen Fitore Pacolli dhe Hykmete Bajrami

Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka thënë se deputetët e opozitës janë kundër shkarkimit të Bordeve, përkundër ‘mospunës që po bëjnë’. Derisa i ka replikuar deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila foli për tiketat ngjithëse, Pacolli i tha ‘mos e ngrit zanin’. Por, Bajrami në replikën e saj, ndaj deputetes së Vetëvendosjes Fitore Pacolli […]
Deputetja e Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ka thënë se deputetët e opozitës janë kundër shkarkimit të Bordeve, përkundër ‘mospunës që po bëjnë’. Derisa i ka replikuar deputetes së LDK-së, Hykmete Bajrami, e cila foli për tiketat ngjithëse, Pacolli i tha ‘mos e ngrit zanin’.
Por, Bajrami në replikën e saj, ndaj deputetes së Vetëvendosjes Fitore Pacolli
“Për temën e tiketave ngjitëse është bisedu në seancën e 16 korrikut dhe nuk e kemi ndërru temën, po s’keni dhënë asnjë përgjigje, asnjë nuk e mbrojta, krejt merrni shkarkoni, por mos i shkarkoni tuj shitë moral se jeni tuj bë korrupsion. Asnjë deklarim, e patëm ministrin present edhe nuk qe në gjendje me iu përgjigjë asnjë deputeti, moral mos na shitni, në emër të korrupsionit jeni tuj bë shumë korrupsion. Zanin po e ngriti, ani zani po e ngriti edhe ti s’ki nevojë me m’thanë mos e ngrit zanin se ti e ngritë shumë edhe pa arsye”, tha Bajrami përcjell Periskopi.
Ajo ka thënë se po ‘flitet për keqpërdorim të 2 milionë eurove dhe deputetët e Vetëvendosjes po përdorin standarde të dyfishta‘.
„Ka një javë që po diskutojmë në Kuvend e në media, që asnjë deputet i Vetëvendosjes as edhe një fjalë të vetme nuk e keni thënë për tenderin për tiketat ngjitëse. Po flitet për keqpërdorim të 2 milionë euro, ju lutem a pajtoheni ju që me i dhënë një kompanie me tre punëtore me ia dhënë një tender 2 milionë euro, një tiketë që kushton 2 cent. Andaj, mos përdorni standarde të dyfishta”, ka thënë Bajrami.
“Ju lutem dilni folni, a jeni për keqpërdorim të 2 milionë eurove, mos na shitni moral, se u bo e tepër kjo”, ka thënë ajo. /Periskopi/












