Mos e dëgjoni në prani të familjarëve: Kënga e re e Agos është ajo që e kemi kërkuar që sa kohë

Mos e dëgjoni në prani të familjarëve: Kënga e re e Agos është ajo që e kemi kërkuar që sa kohë

Më në fund pak material që na largon paksa nga ‘bërlloku’ me bollëk i kohëve të fundit në skenën muzikore në Kosovë. Ago është rikthyer nga ‘vdekja’ për të sjellur një EP me pesë këngë, i cili nuk është për t’i nxjerrë flokët nga entuziazmi, por hej… jemi ushqyer aq gjatë me ‘bërllok’, sa që […]

Ago është rikthyer nga ‘vdekja’ për të sjellur një EP me pesë këngë, i cili nuk është për t’i nxjerrë flokët nga entuziazmi, por hej… jemi ushqyer aq gjatë me ‘bërllok’, sa që tash edhe niveli mediokër është bërë i kënaqshëm.

Trap/soul artisti, nëse mund ta quajmë ashtu, është një miks i gjithçkaje bizare që ndodhë rreth nesh në baza ditore, por që ndërdija jonë nuk i jep vëmendje.

Ajo ‘bisha’ e heshtur që e kemi të gjithë brenda nesh, por ndodhë që nuk e nxjerrim kurrë në pah për shkak të ‘rregullave’ shoqërore, të cilat e etiketojnë atë si ‘degjenerim’, manifestohet në projektet e artistit në fjalë.

Rrallëherë ndeshim në dikë më autentik se Ago.

Albumi i tij Djemte e Qete / Djemte e Festave është diçka që kurrë më herët nuk keni dëgjuar në shqip. Fjalë bizare, nënshalante, të cilat në të shumtën e rasteve – për të mos thënë çdo herë – tejkalojnë atë që jemi mësuar ta dëgjojmë në zonën tonë të rehatisë, derisa pikërisht jo rehatia dhe sikleti në dozë dinjitoze (brenda suazave artistike) mund t’iu kaplojë në dëgjim e sipër.

Mirëpo, jepini dy-tre shanse dhe do të bëhet pjesë e juaja përjetësisht. Pikërisht ky është Ago.

Kill Bill është bizar, brutal dhe aspak ortodoks, por Quentin Tarantinos nuk i pengoi aspak kjo për të dhënë versionin e imagjinatës së tij të shfrenuar.

EP i ri i Agos  quhet ‘Djemt e çmendur’, por gjithsesi mbetet nën hijen e albumit, mixtape apo si ta quajmë, të tij të mëparshëm ‘Djemt e Qete / Djemt e Festave’.

Përkundër tentativës për avancimin e tingullit, versalitetin impresiv në melodi dhe përzgjedhjen brilante të ‘beatave’, Ago nuk ka arritur ta parakalojë veprën e tij të mëhershme, më së shumti për shkak se dështoi t’u ikte tematikave dhe llafeve të përsëritura.

Sidoqoftë, ky EP mbetet mbi gjithçka tjetër që kemi dëgjuar deri tash këtë verë.

Në këngën ‘Kurre’, ai pa pikë hezitimi tregon anën e ‘djalit të keq’, të cilin çdo prind i thotë fëmijës t’i qëndrojë larg.

Nëse jeni feministe dhe e dëgjoni këtë, aktivizimi i qelizave revoltuese do të jetë më intenziv se kur performohet ndonjë eksorcizëm.

Me gërshetim fjalësh tejet të pa përpjekur dhe bizar, ‘Kurre’ është qartazi pasqyrë e personalitetit nënshalant dhe ‘jeto sot për sot’ të artistit.

Pa marrë parasysh mirë apo keq, Ago do t’iu detyrojë të keni një mendim për të.

”N’kry t’saj si shnollë, n’gojë t’saj si bllomb, n’dh*p t’saj si holloshkë,” janë prej atyre vargjeve që do t’i dëgjoni në fund të këngës, e që më së miri i japin etiketim llojit të muzikës që ai kultivon. /Periskopi.com/

Të ngjashme
Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Sazani drejt transformimit luksoz - Ivanka Trump flet për investimin milionësh në Shqipëri

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Jennifer Lopez: Beqaria duhej të vinte më herët

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

Martohet Dua Lipa, dalin pamjet

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

“E nisa me një mesazh për…”, Gerard Pique zbulon si lindi historia e dashurisë me Shakirën

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dënohet shqiptari xhihadist që planfikoi sulm në koncertin e Taylor Swift në Austri

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Dasma e Duas dhe Callum po vjen më shpejt se ç’pritej

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Yll Limani publikon këngën e re "Ta kom fal"

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

Vdes aktori i "Emily in Paris", Pierre Deny - humb betejën me ALS

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

E papritur! Merr fund lidhja e Brikenës dhe Mateos?

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

Donald Trump Jr. martohet në fshehtësi, Ivanka “zbulon” dasmën luksoze

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

“Tani e kanë radhën fëmijët tanë”, Loredana dhe Karim bëjnë plane për zgjerimin e familjes

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Gjyljeta Berisha, shqiptarja pas suksesit të filmit “Fjord” që fitoi “Palmën e Artë” në Kanë

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya

Merret vendimi për aktoren e famshme turke Serenay Sarıkaya