Mitrovicasi: Agim Bahtiri për 10 vota më shumë po bën kërdi, edhe oborret e shtëpive të qytetarëve po i asfalton

Mitrovicasi: Agim Bahtiri për 10 vota më shumë po bën kërdi, edhe oborret e shtëpive të qytetarëve po i asfalton

Muaj më parë Agim Bahtiri i VV-së, ka shprehur ambicien e tij për ti hyrë garës për kryetar të Komunës së Mitrovicës për mandatin e tretë në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor. Edhese kandidatura e Bahtirit ende nuk ështe zyrtarizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, duket se ai e ka marrë si të […]

Kështu i ka thënë Periskopit një banor nga Mitrovica me inicialet Sh.H i cili i ka shkruar redaksisë për të ndarë disa shqetësime lidhur me këtë.

Sh.H, ka thënë se kryetari Bahtiri ka asfaltuar 23 rrugë të cilat sipas tij janë prona private. Ai ka hedhur dyshimet se Bahtiri po e bënë një veprim të tillë për përfitime votash, duke ua asfaltuar rrugët para dyerve të shtëpisë.

“Me hy në Mitrovicë, nëpër oborre të shpijave është duke shtruar asfallt, një pjesë pa tenderim, një pjesë me marrëveshje gojore. Po hapë rrugë nëpër katunde ku s’ka njerëz të banuar, për ka dhjetë vota është duke e bërë kërrdi këtë Mitrovicë”, është shprehur ai, duke ia bashkangjitur edhe disa fotografi pohimit të tij.

Ky banor nga Mitrovica shton se disa nga rrugët e qytetit kanë mbetur të mjerueshme dhe se lëvizja me veturë nëpër ato rrugë është bërë mjaftë e vështirë. Madje ai thotë se i është dashur që ta riparojë veturën e tij dy herë brenda një sezoni, shkruan Periskopi.

“Rrugët e qytetit janë tmerr, e ka lënë qytetin, po shkon po qet asfallt mbi dhe veç për vota. Për që ia ka dërgu ati asfalltin, lavdi i koftë, po për që po ia shtin asfalltin nëpër garazha, e rrugët e qytetit llom, nuk mundesh. Unë i ndërroj amortizerat e kerrit dy herë në verë”, thotë ai.

“Çdo rrugë të Shalës së Bajgorës ku ka rrugicë nëpër prona private është duke ua shtruar rrugët, krejt vetëm në këmbim të votave’, ka shtuar ai.

Ai pretendon se dy kilometra rrugë ka asfaltuar drejt një shtëpie të vetme në mal, ndërsa ka shtuar këto rrugë të shtruara deri në derën e shtëpisë, janë pa tenderim dhe një pjesë të bëra me marrëveshje.

Sh.H thotë se në fshatin Kovaqicë, Bahtiri ka investuar 983 mijë euro në një rrugë e cila ishte shtruar e përuruar më parë. Qytetari nga Mitrovica ka vazhduar edhe me akuza të tjera sa i përket ndërtimit të rrugëve të kësaj komune nga ana e kryetarit Bahtiri. Ai e ka akuzuar Agim Bahtirin për keqpëqrdorim të parasë publike, ku sipas tij ai ka shpenzuar 1 milion euro të buxhetit komunal për të ndërtuar e asfaltuar rrugë, të cilat kalojnë nëpër pronat e veta, në Kovaqicë. Ai thotë se kjo është bërë përmes familjarëve të tij të cilët mbajnë pozita të larta në komunën e Mitrovicës. Sipas tij, miku i familjes së Agim Bahtirit (babai i nuses së djalit), është Naser Muja i cili mban pozitën e drejtorit për Sherbime Publike dhe Infrastrukturë në Mitrovicë, ndërsa kushëriri i tij Bekim Muja, Drejtor i Drejtorisë së Prokurimit.

“Dy, tri kokat e komunës janë miq të shpisë së Agim Bahtirit, njëri është i Prokurimit, tjetri është i Infrastrukturës, drejtori i Infrastrukturës e ka çiken e martume për djalë të Agim Bahtirit, Naser Muja. Bekim Muja është kushëri i Naser Mujës, e kanë ndërtu rrugën në Kovaqicë, ku ka blerë tokë Agim Bahtiri 40.000 euro e ka shtru 1 milionë euro një rrugë për prona të veta”, ka thënë në fund ai. /Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?