Memli Krasniqi thotë se Kadri Veseli ka bërë kërkesë për të ardhur në Kosovë, po pritet vendimi

Memli Krasniqi thotë se Kadri Veseli ka bërë kërkesë për të ardhur në Kosovë, po pritet vendimi

Fazli Veseli, babai i ish-kryekuvendarit, Kadri Veseli është varrosur sot në fshatin Broboniq të Mitrovicës. Derisa në varrimin e tij morën pjesë qindra qytetarë, djali i tij Kadri Veseli nuk ishte prezentë në këtë ceremoni. Prezentë në varrimin e tij ishin shumë figura politike, e kolegë të Kadri Veselit. Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi po […]

Derisa në varrimin e tij morën pjesë qindra qytetarë, djali i tij Kadri Veseli nuk ishte prezentë në këtë ceremoni.

Prezentë në varrimin e tij ishin shumë figura politike, e kolegë të Kadri Veselit.

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi po ashtu ishte prezentë në varrimin e Fazli Veselit, ku tha edhe disa fjalë për të.

Baca Fazli ka qenë simbol i vetrezistencës. Ka qenë simbol i një prindi të mirë. Sa herë e kam takuar ka qenë një njeri i dashur dhe i qetë, anipse fjalë pak gjithmonë na ka dhënë këshilla”, tha Krasniqi.

Ndërsa, për mungesën e Kadri Veselit, Krasniqi tha se ekipi mbrojtës i tij ka bërë kërkesë që t’i mundësohet vizita në Kosovë dhe janë duke e pritur vendimin.

“Unë nuk mundem t’i komentoj procedurat e procesit të drejtësisë sepse nuk jam i njoftuar me to. Me sa jam njoftuar ekipi mbrojtës ka bërë një kërkesë dhe janë duke e pritur vendimin. Por në kuptimin njerëzor mund të them se ishte një ndjenjë e mungesës së Veselit. Por shpresoj që do të jetë në mesin tonë shumë shpejt”, tha Krasniqi.

Po ashtu, deputeti Abelard Tahiri foli për mungesën e Kadri Veselit në ceremoninë e varrimit të babait të tij.

Ai tha se Veseli nuk ka arritur për të qenë prezentë për t’ia dhënë lamtumirën e fundit babait të tij.

“Padyshim që është shumë e rëndë për familjen e tij. Veseli nuk ka mundur me qenë këtu për t’ia dhënë lamtumrinë babait të tij”

Më poshtë mund të shihni pamje nga ceremonia e varrimit të Fazli Veselit ku morën pjesë qindra qytetarë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?