Memli Krasniqi takon Kosnett: Lidhja ndërmjet Kosovës dhe ShBA-së është e shenjtë dhe e pathyeshme

Lidhja ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e shenjtë dhe e pathyeshme. Kështu ka thënë kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, pas takimit që ka pasur me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett. Krasniqi ka theksuar se për PDK-në, bashkërendimi me Washingtonin për çështje të interesit strategjik është vital dhe i pazëvendësueshëm. Postimi […]
Lidhja ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është e shenjtë dhe e pathyeshme.
Kështu ka thënë kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, pas takimit që ka pasur me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
Krasniqi ka theksuar se për PDK-në, bashkërendimi me Washingtonin për çështje të interesit strategjik është vital dhe i pazëvendësueshëm.
Postimi i Krasniqit në Facebook:
Në takim me Ambasadorin Philip Kosnett theksova se PDK, si në pozitë ashtu edhe në opozitë, gjithmonë ka investuar në forcimin e raporteve mes vendeve dhe popujve tanë dhe kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Për PDK-në, bashkërendimi me Ëashingtonin për çështje të interesit strategjik është vital dhe i pazëvendësueshëm.
Ambasadorin Kosnett e njoftova se PDK si lidere opozitare do të angazhohet me kompetencë dhe profesionalizëm që të ofrojë alternativë kredibile për qytetarët e Kosovës.












