Mehaj: Specialistët e FSK-së kanë bërë analizat kimike dhe biologjike të mostrave të ujit në Deçan

Mehaj: Specialistët e FSK-së kanë bërë analizat kimike dhe biologjike të mostrave të ujit në Deçan

Ministri i FSK-së, Armend Mehaj, ka thënë se është në komunikim të vazhdueshëm me njësitë e specializuara të forcave në terren. Ai ka thënë se Kompania e Specializuar për Detektimin e Materieve të Rrezikshme është duke bërë analizat kimike dhe biologjike të mostrave të ujit. Tutje ai ka treguar se po bëhet vlerësimi i përgjithshëm […]

Tutje ai ka treguar se po bëhet vlerësimi i përgjithshëm i i situatës në qytetin e Decanit.

“Të dashur bashkëqytetarë të mi deçanas, Qytetarë të dashur të vendit tim, Jam në komunikim të vazhdueshëm me njësitë e specializuara të FSK-së në terren. Gjatë ditës menjëherë është ngritur  gjendja e gatishmërisë së plotë operacionale. Dhe përveç monitorimit të situatës, menjëherë janë aktivizuar në operacion Kompania e Specializuar për Detektimin e Materieve të Rrezikshme duke bërë analizat kimike dhe biologjike të mostrave të ujit”, ka shkruar ai.

Ai thotë se këto aksione do të vazhdojnë 24 orë në ditë deri në momentin kur të kthehet gjendja normale.

“Krahas këtij aktiviteti, Kompania për Operacione Civile është angazhuar në vlerësimin e përgjithshëm të situatës së krijuar. Gjithashtu kemi dërguar oficerin ndërlidhës i cili do të jetë pjesë e Shtabit Emergjent në Komunën e Deçanit. Njësitet tona vazhdojnë operacionet dhe në bazë të vlerësimit të situatës, nëse shfaqet nevoja, do të aktivizojmë edhe njësitet tjera me resurset njerëzore profesionale me flotën e automjeteve dhe pajiset e specializuara. Operacionet tona zhvillohen pa ndërprerje 24 orë në 7 ditë të javës dhe në këtë mënyrë do të vazhdojmë deri në tejkalimin e situatës emergjente dhe rikthimin e gjendjes normale. Ky është Misioni ynë! Kjo është Detyra jonë!”, shtoi ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?