Mbyllet salla “1 Tetori”, qytetarët nuk arrijnë të marrin vaksinën

Mbyllet salla “1 Tetori”, qytetarët nuk arrijnë të marrin vaksinën

Qendra e Vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë sot është mbyllur, pa paralajmërim. Qytetarët të cilët i kanë pasur terminet për vaksinim, disa prej tyre për dozën e dytë e disa për të parën, janë detyruar të kthehen në shtëpi. 67-vjeçarja nga Prishtina, Zyhrije Gagica tha se askush nuk i kishte njoftuar se sot […]

Qytetarët të cilët i kanë pasur terminet për vaksinim, disa prej tyre për dozën e dytë e disa për të parën, janë detyruar të kthehen në shtëpi.

67-vjeçarja nga Prishtina, Zyhrije Gagica tha se askush nuk i kishte njoftuar se sot nuk do të bëhet vaksinim.

Ajo u shpreh se iu ka dashur shumë kohë për ta marrë vendimin për vaksinim, pasi edhe me shëndet nuk ka qenë mirë.

“Kam ardhur për dozën e parë, por nuk po punojnë. Unë erdha prej Vranjefcit. Edhe jam frikësuar, por edhe me shëndet nuk jam mirë që me u vaksinua në çdo kohë. Sot mezi vendosa me ardh e me marr vaksinën por qenka mbyll. Nuk kam çfarë të bëjë”, tha Gagica.

Gagica tha se do të ishte shumë më mirë që të ishte një ekip kujdestare të paktën në fundjavë.

“Nuk na ka lajmëruar askush që nuk ka vaksinim sot. Është dashtë me lanë një ekip kujdestare, se puna është ashtu. Virusi në gjithë botën, tash duhet me i vaksinu të gjithë më shpejt, jo me mbyll”, u shpreh ajo për Telegrafin.

Një qytetar tjetër, i cili deshi të mbetej anonim, tha se ka ardhur ta marr dozën e dytë të vaksinës, disa ditë pas terminit, pasi më herët kishte qenë i sëmurë.

“Terminin e kam pasur para disa ditësh, por nuk ndjehesha mirë, e më kanë thënë të vij kur të jem më mirë. Nuk kam pa që ka pas ndonjë njoftim se nuk do të ketë sot vaksinim. Nuk është në rregull kështu, është dash me lajmërua”, tha ai.

Ndryshe, Telegrafi ka provuar të kontaktojë edhe me Koordinatorin për Vaksinim në Qendrën “1 Tetori”, por ai nuk ka qenë i qasshëm.

Në hyrje të Qendrës së Vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë, sot po qëndron një polic i vetëm, i cili nuk lejon as mediet të hyjnë brenda për të marrë pamje, pasi siç tha ai ka marrë urdhër të mos lejojë askënd të hyjë brenda.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?