Mbi 100 të vdekur nga përmbytjet në Evropë, Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri me apel për qytetarët

Mbi 100 të vdekur nga përmbytjet në Evropë, Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri me apel për qytetarët

Nisur nga përmbytjet në Gjermani dhe disa shtete të tjera të Europës, Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka njoftuar se në 5 ditët e ardhshme do të jetë reshje lokale që mund të jenë me vërshime uji dhe shkarkesa elektrike. Ajo nënvizon se situata në vendin është normale dhe nuk ka ngjashmëri me situatën katastrofike […]

Nisur nga përmbytjet në Gjermani dhe disa shtete të tjera të Europës, Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri ka njoftuar se në 5 ditët e ardhshme do të jetë reshje lokale që mund të jenë me vërshime uji dhe shkarkesa elektrike. Ajo nënvizon se situata në vendin është normale dhe nuk ka ngjashmëri me situatën katastrofike në vendet e Europës.

“Duke vlerësuar situatën e ndodhur në Evropën Juglindore dhe informacionet e mara mbi ndikimin që mund të kenë kushtet e motit edhe në vendet e tjera pranë, Instituti i Gjeoshkencave Energjisë Ujit dhe Mjedisit njofton se gjatë 5 ditëve të ardhshme në Shqipëri parashikohet një mot me reshje lokale që mund të jenë me vërshime uji të shkurtra dhe shkarkesa elektrike kryesisht në zonat malore. Theksojmë se situata që pritet në vendin tonë është normale për tipin e reshjeve me shtrëngata në stinën e nxehtë dhe nuk ka ngjashmëri me situatën katastrofike e cila kaloi në vendet e Europës”.

“Për menaxhimin sa më të mirë të çdo situate të mundshme emergjente që mund të vijë si pasojë e kushteve jo te favorshme të motit, Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile do të bashkërendojë dhe koordinojë të gjitha fazat për përballimin e emergjencave civile. Janë aktivizuar në gjendjen e gatishmërisë të gjitha strukturat dhe kapacitetet e emergjencave civile, në nivel qëndror dhe vendor për zbatimin e planeve në rastet e përmbytjeve. Kujtojmë edhe njëherë që në vendin tonë kushtet e motit të parashikuara gjatë javës nuk do të kenë pasoja negative të përmasave madhore”, thuhet në njoftim.

Në shtetet e Europës të përfshira nga përmbytjet numri i viktimave deri më tani ka shkuar në 120 ndërkohë që më dhjetëra persona rezultojnë të zhdukur./abcnews.al/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?