Mali i Zi ashpërson masat kundër koronavirusit

Mali i Zi ashpërson masat kundër koronavirusit

Në Mal të Zi, nisur nga sot deri më 2 gusht, do të ndalohet puna e klubeve të natës dhe diskotekave, si në ambiente të hapura, ashtu edhe të mbyllura, bëri të ditur Instituti i Shëndetit Publik në këtë vend. Vendimi u mor pas, siç u tha, rritjes së numrit të rasteve me koronavirus. Me […]

Në Mal të Zi, nisur nga sot deri më 2 gusht, do të ndalohet puna e klubeve të natës dhe diskotekave, si në ambiente të hapura, ashtu edhe të mbyllura, bëri të ditur Instituti i Shëndetit Publik në këtë vend.

Vendimi u mor pas, siç u tha, rritjes së numrit të rasteve me koronavirus.

Me të ndalohen edhe ahengjet dhe festivalet e muzikës, si dhe çdo tubim masiv në ambiente të mbyllura.

Nga 2 gushti, qëndrimi në ambiente të brendshme të hotelierisë do të lejohet vetëm për qytetarët që kanë test negativ për koronavirusin (PCR), konfirmim se janë vaksinuar me së paku dozën e parë të vaksinës ose dëshmi se janë shëruar nga koronavirusi, tha drejtori i Institutit të Shëndetit Publik në Mal të Zi, Igor Galliq.

Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi tha se masat janë ashpërsuar për shkak të mosrespektimit të tyre, veçanërisht në qytetet bregdetare.

Sipas të dhënave të fundit, në Mal të Zi janë 480 raste aktive me koronavirus – 136 prej tyre në qytetin turistik të Budvës.

Sipas të dhënave të Organizatës Kombëtare të Turizmit, në qytetet në bregdet dhe në veri të Malit të Zi aktualisht ndodhen rreth 110 mijë turistë, çfarë do të thotë 80 për qind më shumë se në vitin 2019.

Turistëve të huaj u lejohet hyrja në Mal të Zi pa test PCR ose certifikatë vaksinimi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?