Lista Guxo e Ferizajt: Haxhi Avdyli gënjeshtar, tradhtoi frymën rugoviane, ka punësuar familjarë në institucione

Po vazhdojnë përplasjen në partinë në tentativë – Lista Guxo, të cilën e ka themeluar Presidentja e Kosovës, znj. Vjosa Osmani. Balton Derguti i Listës Guxo, nëpërmjet një shkrimi që ka publikuar së fundmi, ka hedhur akuza të rënda ndaj Haxhi Avdylit. Ai thotë se Avdyli po e tradhëton frymën rugoviane, më të cilën ka […]
Po vazhdojnë përplasjen në partinë në tentativë – Lista Guxo, të cilën e ka themeluar Presidentja e Kosovës, znj. Vjosa Osmani.
Balton Derguti i Listës Guxo, nëpërmjet një shkrimi që ka publikuar së fundmi, ka hedhur akuza të rënda ndaj Haxhi Avdylit.
Ai thotë se Avdyli po e tradhëton frymën rugoviane, më të cilën ka dalë përballë qytetarëve dhe se ‚ka punësuar familjarë nëpër institucione‘.
Ky reagim i përfaqësuesit të ‘Guxo’ në Ferizaj, vjen pas një deklarate të zotit Avdyli, i cili tha se ‚disa njerëz kanë menduar se do të bëhen zëvendësministra në qeveri‘, por la të nënkuptohet se ‚Kurti nuk ka pranuar meqë nuk kanë qenë të përgatitur‘.
Shkrimi i plotë i Listës Guxo në Ferizaj, përkatësisht z.Derguti:
Si duket Haxhi Avdyli ende nuk e ka kuptuar se duke gënjyer dhe manipuluar elektoratin dhe qytetarët nuk munde të ecet përpara ,gënjeshtra vonon por del në sheshë.
Ta promovosh politiken e liderit historik Ibrahim Rugova dhe të grumbullosh vota tek qytetarët me këtë premtim se do ta vazhdosh rrugen e tije ,dhe pastaj të veprosh komplet të kundërtën duke tentuar me qdo kushtë ta humbësh frymën rugoviane dhe besimin e qytetarëve që besojne në politikat e djathta ,dhe pastaj të punosh për shuarjen e frymës rugoviane dhe transferimin e vullnetit të votuesve tek subjektet që përfaqesojne të majtën duke e tradhëtuar elektoratin në menyrën më të paskrupullt këte munde ta bëj vetem një politikan që aksidentalisht mbanë pozite deputeti e i tillë është Haxhi Avdyli i cili prapë po e potencoj se është njeriu që ka punësuar familjar në institucione duke shkelur të gjitha premtimet e fushates zgjedhore .
Sa për poziten e Zv Ministrit ka me shumë se një muaj që e kam në dispozicion e te cilën e kam refuzuar kategorikisht madje një ofertë e tillë më është bërë edhe dje dhe sot kur po e japë këtë deklarat , mbase Hagjiun se kanë informuar shokët e tijë , por lufta ime nuk ka të bej me interesin tim personal por jam vu në shërbim të mbrojtjes së votuesve tonë , subjektit tonë dhe mbajtëjes së premtimeve që i kemi dhënë në fushatë
E kuptoj se Hagji Avdyli nuk e ka problem të bëj devijime ,por unë asnjëher as për pozit zëvendës Ministri dhe për asnjë interes tjetër nuk do të devijoj nga rruga e Presidentit Historik Dr Ibrahim Rugova sepse me këtë premtim i kemi marrur votat tek elektorati ynë .
Për ti ballafaquar argumentet e ftojë publikisht Hagji Avdylin në debat publik në cilin do medium televiziv nacional .
Balton Derguti
Kordinator
Lista Guxo Ferizaj













