Lenjani: Nëse i kemi qytetarët e vaksinuar, vala e katërt e COVID-19 kalohet më lehtë

Lenjani: Nëse i kemi qytetarët e vaksinuar, vala e katërt e COVID-19 kalohet më lehtë

Vaksina po shihet si opsioni i vetëm për ta zvogëluar numrin e të prekurve me Covid-19 në vend kështu pohojnë profesionistët shëndetësor. Drejtori i Klinikës Emergjente, Basri Lenjani, ka thënë se vaksinimi është e vetmja mënyrë për të tejkaluar këtë gjendje. Lenjani shtoi se vaksinat mund të kenë ndikim në variante të reja. “Duke pasur […]

Drejtori i Klinikës Emergjente, Basri Lenjani, ka thënë se vaksinimi është e vetmja mënyrë për të tejkaluar këtë gjendje.

Lenjani shtoi se vaksinat mund të kenë ndikim në variante të reja.

“Duke pasur parasysh që kjo sëmundje ka rënduar sistemin shëndetësor dhe ka marrë mijëra jetëra , e rëndësishme është që të gjithë qytetarët të vaksinohen kundër  Covid-19. Të gjithë qytetarët duhet ta kenë parasysh se vaksinimi duhet të vazhdojë deri në personin e fundit. Ne si qytetarë të Kosovës e marrim vaksinën për gripin sezonal për çdo vit. Andaj nuk duhet të hezitojmë dhe çdo vaksinë e cila aplikohet mund të japë efekte anësore. Prandaj vaksinat ekzistojnë në Kosovë dhe apeloj te qytetarët të vaksinohen”.

“Qëllimi kryesor është  për ta mbrojtur vetveten dhe të tjerët. Janë personat relevant të cilët janë përgjegjës për këtë problematikë. Por shumica e institucioneve shëndetësore dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Qeveria kanë bërë të mundurën në sigurimin e vaksinave. Në të kundërtën siç po planifikojnë për valën e katërt dhe nëse i kemi qytetarët e vaksinuar edhe sëmundja kalohet më lehtë. Edhe në variante të reja vaksinat mund të kenë ndikim në çrrënjosjen e këtij virusi”, tha Lenjani.

E drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Jakup Ismaili, tha se e vetmja mënyrë për ta zvogëluar dhe penguar përhapjen e pandemisë Covid-19 është vaksinimi.

“E vetmja mënyrë për ta zvogëluar dhe për ta penguar përhapjen e pandemisë Covid-19 është vaksinimi andaj duhet të jepet një mesazh i qartë të gjithë popullatës tonë që vaksinimi nuk shkakton asnjë problem, asnjë komplikim dhe asnjë efekt negativ. Ju sugjeroj të gjithëve që të vaksinohen”, shtoi Ismaili.

Megjithatë, drejtuesi i Shoqatës për mbrojtjen e të drejtave të pacientëve, Besim Kodra, theksoi se duhet të ketë fushata më të gjera vetëdijesuese, në mënyrë që qytetarët të shohin se vaksinimi është e vetmja formë për të dalë nga kjo gjendje.

“Në bazë të dhënave ka një rritje të fluksit të pacientëve ndonëse jo shumë të madh. Për shkak të ndryshimit të temperaturave kanë ndikim edhe në shëndet. Unë mendoj se duhet të ketë fushata më të gjera vetëdijësuese. Është hapur edhe programi për pacientë ose qytetar që janë mbi moshën 18 vjeçare. Në mënyrë që pacient me pa se vaksinimi është e vetmja formë qysh ne duhet të dalim nga kjo gjendje. Institucionet duhet të gjejnë forma të komunikimit me qytetar. Është e vetmja formë vaksinimi masiv që të dalim nga kjo gjendje”, tha Kodra për EO.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?