Lekaj për tarifën prej 5 eurove: Nëse kam nënshkruar kontratë të tillë, atëherë do të kërkoj arrestimin tim

Lekaj për tarifën prej 5 eurove: Nëse kam nënshkruar kontratë të tillë, atëherë do të kërkoj arrestimin tim

Ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka folur për taksën rreth 5 eurosh që është vendosur për automjetet. Lekaj tha se e sfidon ministrin aktual të Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe të gjithë të tjerët, sa i përket nënshkrimeve të kontratave të jashtëligjshme. Ai thotë se asnjëherë nuk e ka shkelur ligjin. “Kurrë nuk kam nënshkruar kontratë […]

Lekaj tha se e sfidon ministrin aktual të Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe të gjithë të tjerët, sa i përket nënshkrimeve të kontratave të jashtëligjshme.

Ai thotë se asnjëherë nuk e ka shkelur ligjin.

“Kurrë nuk kam nënshkruar kontratë të jashtëligjshme, dhe ky nëse si kauboji del e nënshkruan një kontratë të tillë, hallall i koftë…Jemi mësuar me VV-në, për të mbuluar mos punën e tyre, për 120 ditë, do të thotë hedhin akuza të pavërteta të pabaza. Askund nuk e kam shkelur ligjin. I sfidoj, me të gjitha kontratat që i kam nënshkruar se nuk e kam shkelur ligjin”, tha Lekaj.

Ai madje tha se nëse publikohet ndonjë kontratë që e ka nënshkruar për këtë taksë, atëherë vet ai do të kërkojë arrestimin e tij.

“Nesër në mëngjes le ta qet kontratën që unë kam nënshkruar diçka të tillë, atëherë përnjëmend i ftoj prokurorinë që të vijnë dhe të më arrestojnë”, tha Lekaj.

Ndryshe, nga një shtatori qytetarëve të Kosovës do t’iu shtohet një kosto shtesë financiare me rastin e regjistrimit të automjeteve.

Ata do të detyrohen të paguajnë 4 euro e 90 cent shtesë për tikeketën ngjitëse. Kjo pasi Ministria e Infrastrukturës dhe kompania ‘Auto Control Kosova’, ka nënshkruar marrëveshje për ofrimin e tiketës ngjitëse me qëllim të konfirmimit të kontrollimit teknik të automjeteve.

Sipas marrëveshjes qytetarët obligohen të pajisen me tiketa ngjitëse pas regjistrimit të automjeteve të tyre.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?