Largimi i trupave amerikane: Gjenerali Milley thotë se Talibanët po kontrollojnë gjysmën e Afganistanit

Largimi i trupave amerikane: Gjenerali Milley thotë se Talibanët po kontrollojnë gjysmën e Afganistanit

Talibanët kontrollojnë gati gjysmën e 420 qendrave të qarqeve në Afganistan, tha shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane, gjenerali Mark Milley. Talibanët duket se kanë “vrullin strategjik” në ofensivë, por fitorja e tyre nuk është e sigurt, tha ai. Grupi militant ka intensifikuar luftimet kundër forcave qeveritare prejse trupat ndërkombëtare kanë nisur tërheqjen […]

Talibanët duket se kanë “vrullin strategjik” në ofensivë, por fitorja e tyre nuk është e sigurt, tha ai.

Grupi militant ka intensifikuar luftimet kundër forcave qeveritare prejse trupat ndërkombëtare kanë nisur tërheqjen zyrtare nga Afganistani, më 1 maj.

Ai ka pushtuar territore dhe ka marrë nën kontroll pika kufitare.

Megjithatë, Milley tha se militantët nuk kontrollojnë asnjë nga qytetet kryesore të Afganistanit dhe se ushtria afgane “është duke konsoliduar forcat e saj”, për t’i mbrojtur banorët e qyteteve të mëdha.

Milley tha se më shumë se 200 qendra të qarqeve janë nën kontrollin e talibanëve.

Në fund të muajit të kaluar, Milley ka thënë se talibanët kontrollojnë 81 qendra të qarqeve.

Ushtria afgane është trajnuar dhe pajisur nga Shtetet e Bashkuara dhe vlerësimet tregojnë se ajo e tejkalon numrin e talibanëve, por Milley tha se numrat nuk janë gjithmonë të mjaftueshëm për të fituar një luftë.

“Dy shumëzuesit më të rëndësishëm luftarakë janë vullneti dhe udhëheqja. Kjo tani do të jetë një provë e vullnetit dhe udhëheqjes së popullit afgan, forcave afgane të sigurisë dhe Qeverisë së Afganistanit”, tha Milley.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, ka thënë këtë javë se “talibanët kanë dëshmuar se ata nuk kanë vullnet dhe synim për paqe”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?