Kusherinjtë tanë bien në hasmëri – Shimpanzetë kryejnë sulm fatal ndaj gorillave, dy të vdekur

Sulme vdekeprurëse të shimpanzave ndaj gorillave janë observuar për herë të parë nga një ekip hulumtuesish. Ekspertët kanë thënë se kishin përcjellur dhjetëra shimpanza në Gabon dhe kishin pritur që ato të ishin të relaksuara ndaj gorillave. Por, megjithëse dy speciet zakonisht janë lozonjarë me njëri-tjetrin, ata u befasuan kur panë këto sulme të ashpra. […]
Ekspertët kanë thënë se kishin përcjellur dhjetëra shimpanza në Gabon dhe kishin pritur që ato të ishin të relaksuara ndaj gorillave.
Por, megjithëse dy speciet zakonisht janë lozonjarë me njëri-tjetrin, ata u befasuan kur panë këto sulme të ashpra.
“Në fillim, ne dëgjuam çirrjet e shimpanzeve dhe menduam që po vështronim një zatetje tipike mes individëve të komuniteteve fqinje të shimpanzeve,” tha Lara M. Sothern, autorja kryesore e studimit, raporton CNN, përkthen Periskopi.

“Por, më pas dëgjuam rrahje gjoksi, një karakteristikë për gorillat, dhe kuptuam që shimpanzetë ishin zatetur me një grup prej pesë gorillave,” shtoi ajo.
Dy takimet që regjistruan, që zgjatën prej 52 në 79 minuta, shfaqën shimpanzetë duke bërë koalicione që më pas të sulmonin gorillat.
Viktimë e këtij sulmi të rëndë ishin dy foshnje gorilla që ishin ndarë nga nënat dhe ishin vrarë./Periskopi












