Kurti tregon dokumentin që ia refuzoi Vuçiqi në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur rreth asaj që u diskutua në takimin e dytë me delegacionin e Serbisë në Bruksel dhe ka publikuar dokumentin e quajtur “Deklarata e Paqes” prej gjashtë nenesh, e cila iu propozua si formë marrëveshjeje presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, si dhe Përfaqësuesit të Lartë për Politikë të […]
“Në takimin e dytë me delegacionin e Serbisë në Bruksel, sot ofruam një Deklaratë të Paqes me gjashtë nene, të balancuar dhe në gjuhën angleze, e cila flet për zotimin për mossulmim të njëri-tjetrit dhe për reciprocitet të të drejtave“, shkruan Kurti, përcjell Periskopi.
Ai ka treguar se në takim i ofruan edhe dëshmi të 11 shkeljeve që I bën Serbia ndaj Kosovës përmes barrierave kundër tregtisë së lirë.
“Po ashtu, ofruam edhe dëshmi të 11 shkeljeve që i bën Serbia ndaj Kosovës përmes barrierave kundër tregtisë së lirë e që do të duhej të eliminoheshin. U refuzuan të dyja këto”.
Kryeministri Kurti ka bërë të ditur se për dallim nga ndërmjetësi Borrell, presidenti I Serbisë Vuçiq nuk I morri tre librat që ia ka dhënë.
“Për dallim nga ndërmjetësi Josep Borrell, kryetari i Serbisë nuk i mori tre librat që ia dhashë: rrëfime të grave të përdhunuara në Kosovë gjatë luftës, listën e 1.133 fëmijëve të vrarë prej të cilëve 109 janë ende të pagjetur, dhe librin “Muhaxhirët – Dosja Britanike” për dëbimin e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit. “
Sipas Kurtit arsyeja që as ky takim nuk pati diçka të re është shkaku që delegacioni serb nuk pranoi futjen në tekst të togfjalëshit “ballafaqimi me të kaluarën”.
“Është për të ardhur keq që nuk arritën të dalim së paku me një deklaratë të përbashkët nga ky takim.
“Shkaku ishte që delegacioni serb nuk pranoi futjen në tekst të togfjalëshit “ballafaqimi me të kaluarën”, tha Kurti.
“Serbia si shtet ka ardhur në mesin e popullsisë shqiptare me gjenocid dhe ka ikur me gjenocid. Mosnjohja e së kaluarës së saj kriminale dhe mosnjohja e pavarësisë së Kosovës janë të lidhura ngusht.
Ne vazhdojmë të jemi të përkushtuar për paqe dhe drejtësi, për siguri dhe stabilitet, për demokraci dhe progres.”
Kurti ka shprehur gatishmërinë për takime e biseda konstruktive.
“Do të jemi të gatshëm për takime e biseda konstruktive, dhe për dallim nga fqinji ynë verior nuk kemi dilema sa i përket integrimeve evropiane dhe euro-atlantike.”/Periskopi/
Postimi i plotë:












