Kurti takon Tsiprasin, flasin për mundësitë e bashkëpunimit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të premte ka takuar liderin e partisë SYRIZA, Alexis Tsipras në Athinë, ku diskutuan për situatën pandemike dhe reformat e Qeverisë së Kosovës. Gjatë takimit, Kurti foli edhe për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor. “U vlerësuan marrëdhëniet mes Kosovës dhe Greqisë si dhe mundësitë për bashkëpunim […]
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të premte ka takuar liderin e partisë SYRIZA, Alexis Tsipras në Athinë, ku diskutuan për situatën pandemike dhe reformat e Qeverisë së Kosovës.
Gjatë takimit, Kurti foli edhe për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor.
“U vlerësuan marrëdhëniet mes Kosovës dhe Greqisë si dhe mundësitë për bashkëpunim në fusha të interesit të përbashkët”, thuhet në komunikatë.












