Kurti mbledh diasporën në ‘Park të Qytetit’: Këto katër muaj ndryshoi gjithçka në Kosovë

Kurti mbledh diasporën në ‘Park të Qytetit’: Këto katër muaj ndryshoi gjithçka në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pasditen e së enjtes takoi diasporën në “Parkun e Qytetit” në Prishtinë. Para tyre, kreu qeveritar tregoi të arriturat, që sipas tij janë bërë nga ekzekutivi në këta katër muaj. Kurti u tha mërgimtarëve se këta muaj qeverisje është dëshmuar se është e mundshme të punohet ndryshe dhe më mirë […]

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pasditen e së enjtes takoi diasporën në “Parkun e Qytetit” në Prishtinë. Para tyre, kreu qeveritar tregoi të arriturat, që sipas tij janë bërë nga ekzekutivi në këta katër muaj.

Kurti u tha mërgimtarëve se këta muaj qeverisje është dëshmuar se është e mundshme të punohet ndryshe dhe më mirë në Kosovë.

“Gjatë këtyre katër muajve kemi dëshmuar që vërtet është e mundshme, ndryshe dhe shumë më mirë në Kosovë në çdo aspekt. Përderisa në fushën e luftimit të korrupsionit e të krimit pak a shumë të gjithë e keni përshtypjen, unë jam i lumtur edhe në aspektin ekonomik Kosova ka përparime. Psh doganat e Kosovës në pesë muajt e vitit përherë të parë e kanë kaluar nivelin prej 500 milionë eurove të hyra dhe kjo është 28 për qind më shumë se vitin e kaluar… Eksportet janë rritur për 66% qarkullim në ekonomi 15 % dhe presim që buxheti i Kosovës që është 2.5 miliardë të na mundësoj me qeverisjen tonë të mirë ta përmbyllim vitin me së paku 7.9% të bruto produktit vendor si rritje ekonomike për Kosovën”, tha ai.

Ai foli edhe për shitjen e bonove të diasporës, që filloi sot.

“Kemi filluar edhe me bonot e thesarit. Tashmë i kemi bonot e diasporës të veçanta ofertat në vlerë të gjithmbarshme prej rreth 1 milionë euro që nuk është keq për ditën e parë. Në javët qe vijnë do të përballemi me pandeminë Covid19, kësaj radhe me mjete të shtuara për shkak të vaksinave që i kemi sigluara, por gjithashtu edhe duke respektuar distancën fizike në mënyrë që çfarëdo varianti i ti të mos rrezikoj shëndetin publik. Por edhe krizat tjera ekonomike sociale që kanë qenë dhe vazhdojnë edhe kësaj dite do ta kenë një kabinet të ministrave që do të punojnë ditë e natë dhe që sigurisht qe do t’i ngadhënjej për hir të qytetarëve”

Kreu i ekzekutivit falënderoi mërgatën për ndihmën që ia kanë dhënë Kosovën në çdo epokë si dhe për pjesëmarrjen e tyre në zgjedhje.

“Në veçanti ju falënderoj për pjesëmarrjen demokratike në zgjedhjet që janë bërë në Kosovë dhe keni ndikuar për ndryshimet qe janë realizuar dhe do të realizohen por dhe që të mos ngelemi vetëm ata që dërgojnë mjete financiare por që ta kenë edhe zërin politik e publik. Nuk ju shohim vetëm si burim i të ardhurave për familjet tuaja dhe atdheun tonë por edhe si burim i dijes i shkathtësive i profesioneve meqenëse studentët, profesionistët e akademikët ndër më të mirët që i ka shteti ynë e kombi ynë janë po ashtu në mërgatën tonë”, tha ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?