Kupina i reagon deputetes së PDK-së për rrogën e Presidentes: Është nder për qytetarët e Kosovës

Kupina i reagon deputetes së PDK-së për rrogën e Presidentes: Është nder për qytetarët e Kosovës

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes, Vjosa Osmani i ka reaguar deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Floretë Zejnullahu, duke thënë se presidentja Vjosa Osmani e merr pagën e saj vjetore siç është paraparë me ligj dhe e ka përdorë në funksion të afirmimit të Kosovën kudo në botë, përmirësimit të imazhit të saj, […]

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes, Vjosa Osmani i ka reaguar deputetes së Partisë Demokratike të Kosovës, Floretë Zejnullahu, duke thënë se presidentja Vjosa Osmani e merr pagën e saj vjetore siç është paraparë me ligj dhe e ka përdorë në funksion të afirmimit të Kosovën kudo në botë, përmirësimit të imazhit të saj, porse nuk ka lobuar në copëtimin e territorit të saj.

Kupina ka shkruar në Facebook se nuk mjafton vetëm regjistrimi në listat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës sa për të figuruar, pasi deklarimi publik i një deputeti ka peshë.

“Për dallim prej më herët, Presidentja Osmani pagën e saj e ka përdorë në funksion të afirmimit të Kosovën kudo në botë, përmirësimit të imazhit të saj, porse nuk ka lobuar në copëtimin e territorit të saj. Është nder për qytetarët e Kosovës kësaj radhe kanë një përfaqësim të denjë nga Presidentja Osmani. Qëndrimi i deputetes së PDK-së përkoi me ditën kur Raporti rajonal i BIRN-it e nxjerr Zyrën e Presidentes Osmani, institucioni më transparent në Ballkanin Perëndimor. Sipas Raportit të BIRN, të dhënat e Zyrës së Presidentit të mëparshëm ishin krejtësisht e kundërta; kërkesat për të drejtë informimi nuk merrnin asnjë përgjigje ose refuzoheshin pavarësisht detyrimit ligjor. E nderuar deputete, përpara se të konstatoni, gjurmoni faktet, pastaj nxirrni konkluzione të qëndrueshme, jo sa për të thënë. Sa për ta përmbushur nevojën e diskutimit, e aq më pak sa për t`u bërë lajm në media online. Për më tepër, siç tregon formulari, paga e presidentit paraprak ka qenë e njëjtë me atë të Presidentes Osmani”, ka shkruar ai.

Deputetja e partisë më të madhe opozitare, Floretë Zejnullahu në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, tha se kjo familje po e trajton Kosovën si monarki dhe se të njëjtit marrin rreth 33 paga minimale për një muaj.

“Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj Prindon Sadriu marrin me dhjetëra mijëra euro vetëm paga nga buxheti i Kosovës. Familja presidenciale e Vjosa Osmanit po e trajton Kosovën si monarki, përderisa kjo familja nga buxheti i shtetit brenda 1 viti merr para më shumë se çdo qytetarë i Kosovës. Nga deklarimi i pasurisë në Agjencinë kundër Korrupsionit, kjo familje merr nga buxheti i Kosovës më shumë se 33 mijë euro paga vetëm për 1 vit, bashkëshorti i saj i cili tashmë është avancuar në diplomaci merr mbi 36 mijë euro paga për një vit. Pra familja presidenciale Osmani-Sadriu i marrin buxhetit të Kosovës më shumë se 70 mijë euro gjatë një viti”, tha ajo.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?