Kukaj: Qeveria po krijon monopol abuziv me “Tiketën ngjitëse”, marrëveshja përbën vepër penale

Kukaj: Qeveria po krijon monopol abuziv me “Tiketën ngjitëse”, marrëveshja përbën vepër penale

Partia Socialdemokrate ka dorëzuar sot në Prokurori kallëzim penal kundër marrëveshjes për “tiketën ngjitëse”. Dren Kukaj, drejtor i drejtorisë për Mirëqenie Sociale në Prishtinë, ka deklaruar se kjo marrëveshje përbën keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe se marrëveshja është e panevojshme dhe e dëmshme. Ai ka thënë se me anë të kësaj marrëveshje po krijohet një […]

Dren Kukaj, drejtor i drejtorisë për Mirëqenie Sociale në Prishtinë, ka deklaruar se kjo marrëveshje përbën keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe se marrëveshja është e panevojshme dhe e dëmshme.

Ai ka thënë se me anë të kësaj marrëveshje po krijohet një monopol abuziv në dëm të interesave të qytetarëve.

“Argumenti kryesor është që po krijohet një monopol abuziv në dëm të interesave të qytetarëve të Kosovës. Kjo taksë është e panevojshme edhe marrëveshja përbën vepër penale sepse lehtësisht ka mundur të evitohej. Në bindjen tonë, kjo ministri ose qeveri e ka arritur këtë marrëveshje e po ndihet aq të fuqishëm për të shtyrë monopole të tilla”, ka thënë ai.

Kukaj është shprehur se përmes kallëzimit penal po synojnë që të nisen veprimet hetimore, të ndalin këtë taksë, e siç ka thënë ai të ja ndalin hovin qeverisë.

“Të nisen veprime hetimore dhe të ndalet kjo taksë dhe të ndalet edhe ky hovi qeverisë që për bindjen tonë, këta po ndihen aq të fuqishëm që të bëjnë edhe kësi lloj monopoli. Procedurat e prokurimit për këtë marrëveshje kanë filluar në vitin 2018, të njëjtat pastaj janë anuluar në vitin 2019, dhe pastaj përveç disa përpjekjeve, është vendosur që të riaktilizohet kjo  procedurë për t’i hapur derë marrëveshjes që është nënshkruar”, ka shtuar ai.

Përndryshe, Kukaj ka folur edhe për arrestimin e 8 aktivistëve të PSD’së ditë më parë, pas aksionit të tyre kundër “tiketave ngjitëse”.

Ai ka thënë se veprimi më i duhur ka qenë që ndaj tyre të shqiptohen gjoba, e jo të arrestohen e të rrahën.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?