Kuçi ironizon për fustanin e shtrenjtë të vajzës së Kurtit: Albini thoshte le të lëvizim këmbët sipas ëndrrave të të varfërve

Aktivistja e PSD’së, Natyra Kuçi ka reaguar sërish rreth fustanit që mbante të veshur vajza e kryeministrit Albin Kurti në festivalin Kanë, e që vlerën e kishte mbi 400 euro. Ajo ka cituar një fjali të Kurtit dikur, duke ironizuar. ‘’Albini thoshte: le te levizim kembet sipas enderrave te te varferve. Ndoshta me kete enderr […]
Aktivistja e PSD’së, Natyra Kuçi ka reaguar sërish rreth fustanit që mbante të veshur vajza e kryeministrit Albin Kurti në festivalin Kanë, e që vlerën e kishte mbi 400 euro.
Ajo ka cituar një fjali të Kurtit dikur, duke ironizuar.
‘’Albini thoshte: le te levizim kembet sipas enderrave te te varferve.
Ndoshta me kete enderr paska nenkuptu nje fustan qe kushton 490$, te cilin e veshi vajza e tij sonte ne nje festival filmi ?’’, shkroi ajo në Facebook.
Ndonëse, zëdhënësja e Qeverisë, Rozafa Kelmendi sonte sqaroi se fustani i vajzës ishte huzuar, jo blerë.












