Krasniqi: VV-ja qeverisje patetike e anemike, Kurti po shëtitet derisa Deçani në gjendje emergjente

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se qeverisja e Vetëvendosjes si në pushtetin qendror si atë lokal është anemike dhe patetike. I pari i PDK-së, kritikoi kryeministrin Albin Kurti për vizitën e tij në Greqi, duke thënë se është e papranueshme që po qëndron larg vendit kur komuna e Deçanit po përballet […]

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se qeverisja e Vetëvendosjes si në pushtetin qendror si atë lokal është anemike dhe patetike.

I pari i PDK-së, kritikoi kryeministrin Albin Kurti për vizitën e tij në Greqi, duke thënë se është e papranueshme që po qëndron larg vendit kur komuna e Deçanit po përballet me një situatë emergjente, pasi qytetarët e kësaj komune janë helmuar nga shkaqe ende të panjohura.

“Katër vite kanë qenë vite të humbura. Në aspektin ekonomik është shumë mbrapa në krahasim me qytetet e tjera. Kjo dëshmon një anemi të komunës që nuk i ka ndihmuar qytetarët. Kjo do të ndryshoj me ardhjen e Shaqir Totaj. Ky është modeli i VV-së, është qeverisje anemike, patetike, dhe është e turpshme për Prizrenin. Sot e kemi një kryeministër që po bën pushime në Greqi, dhe nuk vjen t’i shoh qytetarët në Deçan. VV-ja ka një model që më shumë merret më një mentalitet opozitar, por për Prizrenin kanë qenë të mjaftueshme me pa që nuk bën kjo qeverisje”, tha ai.

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga PDK-ja, Shaqir Totaj, tha se gjendja e kësaj komune është e degraduar.

“Dua të përkujtoj që është një qytet shpirtëror, por që kohëve të fundit ka pasur një degradim”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?