Konjufca i bën be n’Zot Abelard Tahirit që nuk i takon fjala

Deputeti i PDK-së Abelard Tahiri ka kërkuar që të marrë fjalën në seancën e Kuvendit, ku po mbaheshin deklarimet jashtë rendit të ditës. Sipas Konjufcës, kjo pikë kishte përfunduar dhe se sipas rregullores së Kuvendit një gjë e tillë nuk lejohet. Madje për këtë edhe iu betua në Zot. “Edhe nëse ua jap fjalën zoti […]
Deputeti i PDK-së Abelard Tahiri ka kërkuar që të marrë fjalën në seancën e Kuvendit, ku po mbaheshin deklarimet jashtë rendit të ditës.
Sipas Konjufcës, kjo pikë kishte përfunduar dhe se sipas rregullores së Kuvendit një gjë e tillë nuk lejohet. Madje për këtë edhe iu betua në Zot.
“Edhe nëse ua jap fjalën zoti Tahiri më duhet të vazhdojë me tjerët. Jo për Zotin nuk bën, sapo foii Partia Demokratike, nuk ju takon. Që të ju vijë rendi, duhet t’ua japë edhe 5 dedputetëve fjalën, që të të vijë rendi Abelard. “, tha Konjufca.
Në anën tjetër, Tahiri insistionte që kishte të drejtë që ta merrte fjalën.
“Zoti Tahiri për këto pika është e kufizuar. Nuk keni mundësi në mënyrë të pakufizuar”, shtoi ai, derisa vazhdoi me pikën tjetër të rendit të ditës, me pyetje parlamentare./Periskopi/












