Komuna e Fushë-Kosovës dha 2 mijë euro për vizitë studimore në Shqipëri, nxënësit përfunduan në Prevallë

Komuna e Fushë-Kosovës dha 2 mijë euro për vizitë studimore në Shqipëri, nxënësit përfunduan në Prevallë

Afro 30 fëmijë të komuniteteve rom, ashkali e egjiptas (RAE) nga Fushë-Kosova kanë përfunduar në Prevallë të Prizrenit për shëtitje ndonëse Komuna kishte ndarë mjetet për vizitë studimore në Tiranë. Sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, ky rast ka ndodhur pasi kryetari i Komunës, Burim Berisha, kishte nënshkruar një kontratë për financimin e një […]

Sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, ky rast ka ndodhur pasi kryetari i Komunës, Burim Berisha, kishte nënshkruar një kontratë për financimin e një organizate pa dërguar projekt-propozim rreth vizitës.

Sipas raportit, organizata ”Qendra e liderëve të rinj të komunitetit” ka dërguar vetëm ftesën nga ”Roma Versitas Albania”.

Kjo organizatë kishte përfituar 2 mijë euro me vendimin e kryetarit të nënshkruar më 8 tetor 2020.

“Përveç që nuk kishte kontratë mes përfituesit dhe komunës, OJQ përfituese nuk kishte realizuar vizitën studimore në Republikën e Shqipërisë. Kjo është zëvendësuar me vizitën/shëtitjen njëditore në Prevallë dhe për mjetet e shpenzuara kishte prezantuar dëshmi jo të duhura”, thuhet në raportin e ZKA-së.

Nga ky rast, Auditori ka gjetur se zyrtarët përgjegjës për monitorimin e projekteve të mbështetura nga drejtoritë përkatëse nuk kanë arritur të mbikëqyrin projektet dhe të raportojnë për realizimin apo mosrealizimin e projektit shkaku i pandemisë dhe numrit të madh të projekteve të mbështetura.

Auditori ka rekomanduar kryetarin se duhet të sigurojë që për çdo mbështetje financiare të lidhet kontratë me shkrim me përfituesin dhe të shtohen kontrollet në realizimin e projekteve me qëllim që të sigurojë informacion mbi rregullsinë e shpenzimit të fondeve publike dhe rezultatet e arritura përmes implementimit të projekteve.

Sipas rregullores së Ministrisë së Financave, ofruesi i mbështetjes financiare lidh kontratë me shkrim me përfituesin e mbështetjes financiare brenda 90 ditësh nga dita e mbylljes së thirrjes publike, si dhe neni 23 i po këtij ligji kërkon që për secilën kontratë të lidhur, ofruesi i mbështetjes financiare cakton një zyrtar përgjegjës i cili duhet të kujdeset për monitorimin e implementimit të projektit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?