Kolumbia konfirmon se ushtarët e saj e vranë presidentin e Haitit: Ata po punojnë edhe në shtete tjera

Kolumbia në një mënyrë ka konfirmuar se 13 të dyshuar për vrasjen e presidentit të Haitit, Jovenel Moïse, ishin anëtarë të ushtrisë së saj. Dy Haitian-Amerikanë që pretendojnë të jenë përkthyes për skuadrën e cila vrau presidentit janë gjithashtu midis të dyshuarve të cilët janë ndaluar nga autoritetet. Një ish-oficer në ushtrinë e Kolumbisë, i […]
Dy Haitian-Amerikanë që pretendojnë të jenë përkthyes për skuadrën e cila vrau presidentit janë gjithashtu midis të dyshuarve të cilët janë ndaluar nga autoritetet.
Një ish-oficer në ushtrinë e Kolumbisë, i cili kërkoi të mos identifikohej, tha se një mercenar që udhëtonte jashtë vendit mund të paguhej lehtësisht rreth 2 mijë e 700 dollarë në muaj, krahasuar me një pagë ushtarake prej rreth 300 dollarë në muaj – madje edhe për ushtarët me më shumë vite përvojë luftimi.
“Nuk është vetëm Haiti, është Kabul, Meksikë, Jemen, Emiratet [e Bashkuara Arabe]”, tha ai në një intervistë telefonike për The New York Times, duke treguar se ku kanë shkuar ish-ushtarët kolumbianë.












