“Kokë viçi”: Qytetari me mllef ofendon rëndë kryetarin e Prishtinës (Video)

Rruga “Muharrem Fejza” vazhdon t’u shkaktojë dhimbje të mëdha koke dhjetëra mijëra banorëve të Lagjes Mati 1 në Prishtinë tash e disa muaj. Një qytetar nuk e ka përmbajtur veten ndaj kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit, duke u shprehur edhe me një fjalor të papranueshëm. “Muharrem Fejza” ka qenë rrugë problematike në fakt tash e […]
“Muharrem Fejza” ka qenë rrugë problematike në fakt tash e gati dhjetë vite.
Problemet në këtë rrugë janë të shumta, derisa edhe zemërimi i banorëve është i madh me autoritetet komunale.
Në protestën e banorëve të organizuar gjatë ditës së djeshme, 22 korrik 2021, një qytetar nuk ngurron ta quajë “kokë viçi” kryetarin e Prishtinës.
“Nuk ka nevojë shumë këtu me dhanë komente se kush është ma i zgjutë se tjetri, por ai kryetari, ai kokë viçi – mos e ndërprej fare [i thotë gazetarit] – të vij e ta shikojë e të ecë në këmbë vetë. E fekalet e kanalizimet do t’ja çojmë atje te vendi, mos edhe te shpija.” – deklaroi ai.












