Kokaj deputeti më aktiv shkëncërisht në Kuvend: Flet për laboratorin me mikroskop, nanoskop, spektroskop

Deputeti i respektuar i Vetëvendosjes, profesor Jahja Kokaj, foli kështu në Kuvend, aq sa gazetarët e Periskopit arritën ta transkriptojnë fjalimin e tij: „Mora fjalën që me zërin tim miqësor të mundohem ti bindi jo vetëm pjesën e pozitës por edhe opozitës që ta votojnë këtë projekt që ka rëndësi të madhe shkencore. Sa është […]
Deputeti i respektuar i Vetëvendosjes, profesor Jahja Kokaj, foli kështu në Kuvend, aq sa gazetarët e Periskopit arritën ta transkriptojnë fjalimin e tij:
„Mora fjalën që me zërin tim miqësor të mundohem ti bindi jo vetëm pjesën e pozitës por edhe opozitës që ta votojnë këtë projekt që ka rëndësi të madhe shkencore.
Sa është e rëndësishme kur flasim për aplikimin shkencor, njerëzit mundohen me i mbyllë veshët, por t’ju them që shkenca është shumë e rëndësishme për jetën e njeriut.
Jemi dëshmitarë që disa ditë atje, ishte një dicka enigmatike, derisa numri i të sëmurëve rritej, ishte një presion i madh edhe për mjekët, rritej dyshimi shpresa për të gjetë zgjidhje por zgjidhja është për temën që po flasim, të ndërtojmë laboratore kompetente.
Sëmundja në Decan, ishte një bakter, Esheria Coli, po të kishim pasë mikroskop adekuat”, tha Kokaj./Periskopi/












