Këto janë pesë komunat kampione për transparencë e llogaridhënie: Prishtina e Shpend Ahmetit mbetet prapa

Komunat më transparente dhe që japin llogari për vitin 2020 vlerësohet të jenë pesë sosh. Por, mes këtyre nuk është Prishtina. Rahoveci, Lipjani, Drenasi, Gjakova dhe Mitrovica e Jugut janë mes komunave më transparente dhe llogaridhënëse. Raporti “Transparometri komunal 2020 dhe Transparenca e komunave në retrospektivë” i publikuar sot nga Instituti Demokratik i Kosovës [KDI] […]
Rahoveci, Lipjani, Drenasi, Gjakova dhe Mitrovica e Jugut janë mes komunave më transparente dhe llogaridhënëse.
Raporti “Transparometri komunal 2020 dhe Transparenca e komunave në retrospektivë” i publikuar sot nga Instituti Demokratik i Kosovës [KDI] shpalosi të gjeturat e nivelit të transparencës të institucioneve lokale në 38 komunat e Kosovës bazuar në 48 indikatorë vlerësues.
Ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, deklaroi se transparenca dhe llogaridhënia janë parimet kryesore për qeverisje të mirë.
Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka theksuar që komuna që e udhëheq ai viteve të fundit ka pasur progres në rritjen e transparencës valë angazhimit të zyrtarëve komunalë.
Transparenca kishte qenë karta kryesore e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit, por megjithatë kryeqyteti përfundoi vetëm në vendin e shtatë në Kosovë. /Periskopi












