Kështu do t’u ndihmojë qeveria gjermane të prekurve nga përmbytjet

Kështu do t’u ndihmojë qeveria gjermane të prekurve nga përmbytjet

Zëvendëskancelari gjerman dhe ministri i Financave, Olaf Scholz ka premtuar një ndihmë në vlerë prej mbi 300 milionë eurosh për të prekurit e përmbytjeve katastrofike që goditën pjesët perëndimore të Gjermanisë në mes të javës. “Më shumë se 300 milionë euro nevojiten pas përmbytjeve deri më tani. Dhe tani sigurisht që do të jenë të […]

“Më shumë se 300 milionë euro nevojiten pas përmbytjeve deri më tani. Dhe tani sigurisht që do të jenë të nevojshme edhe më shumë”, i tha Scholz gazetës gjermane, Bild.

Përveç ndihmës emergjente për të prekurit, Scholz, i cili është gjithashtu një kandidat i socialdemokratëve për kancelar në zgjedhjet e ardhshme të shtatorit, njoftoi se ndihma afatgjatë për rajonin e prekur do të diskutohet në një seancë të rregullt të qeverisë të mërkurën e javës së ardhshme.

“Rrugët dhe urat duhet të rregullohen shpejt”

“Të mërkurën, unë do të propozoj një paketë ndihme që sigurisht do të arrijë në mbi një miliard euro. Na duhet një përpjekje në nivelin kombëtar: ai që humbi dyqanin ose shtëpinë e tij sigurisht nuk mund t’i mbulojë të gjitha dëmet i vetëm. Kjo është arsyeja pse ne si shtet duhet të sigurojmë ndihmë emergjente për ata që preken pa pengesa burokratike”, tha Scholz.

Ai njoftoi se ndihma e parë do të paguhet tash gjatë korrikut dhe se ndihma për rindërtim do të jepej gjatë vitit.

“Rrugët dhe urat duhet të riparohen shpejt”, theksoi ai.

Ministri i Ekonomisë Peter Altmaier u premtoi sipërmarrësve në zonat e prekura një ndihmë të njëhershme prej 10,000 eurosh secilit.

Qeveria kishte njoftuar më parë se mund t’i plotësonte nevojat e të prekurve edhe në formën e lehtësimeve tatimore. Numri i të vdekurve u rrit në 156 në zonat e prekura, ku reshjet e mëdha të shiut bënë që lumenjtë të mbusheshin e të dilnin jashtë shtratit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?